Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur edhe për kushtet dhe hapjen e negociatave dhe për vendet skeptike.
Kreu i qeverisë, teksa po fliste për vendimin që mund të marrë Franca për hapjen e negociatave, deklarojë që nuk ishte në gjendje të thoshtë vendimin që do të marrë, por se do ta mirëkuptojë plotësisht.
“Kështu që unë nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë përfundimi nga ana e Francës, por mund të them që i kuptoj plotëësisht, ka të drejtën të mendoijë dhe të shohë ndryshe nga vendet e bashkimit europian. Pavarëisht sa e padrejtë mund të na duket ne. Është shumë e rëndësihmë që ne kemi kapërcyer barrierën e Bundesatgut. Ka disa kushte që janë lehtësisht të realizueshme.
Integrimi në Bashkimin Europian është në dëshirën e të gjithëve, dhe jo të gjitha mund të përputhen, por dikush nga antëraët e asaj familje ka zgjedhje. Duhet të mësohemi. Kushtet janë të rëndësishme se na çojnë në një konferencë ndërkombëtare, midis Shqipërisë dhe Europës.”- u shpreh Rama.
“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni te ai do i thoni ai tha ashtu. Më mirë merremi me njerëzit me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë ti krijoj, por jo ti parandaloj.
Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne si ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjme cfarë kemi në dorë. Keshtuqë është njësoj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun. Mirupafshim” u shpreh Rama.


