• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS U ZINI PËR GARDHIN, KEMI BABANË SËMURË”/ Rrëfimi i motrës së dy vëllezërve të vrarë në Klos: Si ndodhi gjëma në pak minuta
Home
Breaking News

“MOS U ZINI PËR GARDHIN, KEMI BABANË SËMURË”/ Rrëfimi i motrës së dy vëllezërve të vrarë në Klos: Si ndodhi gjëma në pak minuta

2 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të rënda dalin në dritë nga krimi i trefishtë që tronditi dje Klosin dhe mbarë opinionin publik, ku Sali Dakuci ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, Kujtim Dakuci dhe nipin e më pas veten. Krimi makabër në fshatin Xibër kishte si zanafillë të sherrit një gardh që ndante dy banesat e vëllezërve Dakuci. Gazetari Enver Doçi pasi ka udhëtuar dje drejt vendit të ngjarjes, ka mundur të sigurojë ekskluzivisht për ‘BalkanWeb’ një dëshmi tronditëse të motrës së viktimave, Life.

Kjo e fundit kishte udhëtuar nga Manza e Durrësit, ku ishte martuar, drejt Klosit, për të vizituar babain e sëmurë, 85 vjeç. Mes lotësh Lifja, në kushte të tronditjes së thellë psikologjike, tregoi për Doçin se e gjithë maskara kishte ndodhur për afro 20 minuta, ku 3 njerëz nga familja e saj mbetën të vrarë për ca drurë gardhi. Ajo pohoi se kishte dëgjuar dy vëllezërit e saj teksa debatonin me njëri-tjetrin dhe pasi kishte ndërhyrë u kishte thënë; “Mos u zini për gardhin, ejani se keni babain sëmurë”. Lifja mes të tjerash ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku si fillim i vrarë mbeti Kujtimi, pastaj nipi i saj, Flogerti dhe më pas Saliu vrau veten (autori i krimit).

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bërë?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”, rrëfen mes lotësh motra e dy viktimave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAJDE BËJMË S*KS NË KUVEND"/ Deputetit Gjuzi i dalin mesazhet me pullë të kuqe: Do e bëjmë treshe… (VIDEO)
Previous article "ËSHTË GJALLË"/ Muharrem Ahmeti në rrezik për jetën, miku i tij flet për gjendjen e rëndë: Ka nevojë për lutjet tona

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT