• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA QË TRONDITI ELBASANIN/ Momenti kur Çapjat qëllojnë mbi makinën e policisë në Elbasan dhe si u arrestuan (VIDEO)
Home
Breaking News

NGJARJA QË TRONDITI ELBASANIN/ Momenti kur Çapjat qëllojnë mbi makinën e policisë në Elbasan dhe si u arrestuan (VIDEO)

2 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë që familja e Çapjave në Elbasan i bënë Policisë Operacionale më 8 qershor të vitit 2016.  Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në studion e Repolitx, ka siguruar ekskluzivisht momentin kur nga një automjet G Class i blinduar kanë dalë dy persona dhe kanë qëlluar me armë ndaj policisë operacionale që lëvizte me një mjet tip ‘Mazda’. Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Gjykata nuk kanë kryer siç duhet detyrën pasi kanë dënuar minimalisht autorin që ka qëlluar ndaj policisë operacionale.

Sipas prokurorisë dhe pse efektivët e policisë kanë qenë me jelek me mbishkrimin policia dhe janë prezantuar, ata sërish janë qëlluar disa herë me pistoletë nga Ardian Çapja. Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u arrestuan me burg për Florenc Çapjen, Ardian Çapjen dhe Bledar Muçën.

Gjithçka në këtë ngjarje ka  nisur pasditen e 8 Qershorit 2016 në rrugën ‘Emin Matraxhiu’ pranë hotel Univers në pronësi të Çapjave ku ata i janë afruar automjetit të forcave operacionale dhe i kanë bërë shenjë të hap krahun.

Sapo ka ulur pak shpejtësinë mjeti i policisë ka qenë Ardian Çapja që ka qëlluar disa herë me pistoletë drejt tyre dhe këto qitje kanë qenë tejshpuese por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima në radhët e policisë.

Dhe pse efektivët janë prezantuar thotë prokuroria zjarri nga automjeti ‘G’  të blinduar me targë AA 007 MZ s’ka ndalur dhe në këtë moment policët janë kundërpërgjigjur me armën automatik të shërbimit.

Në makinë tip Mazda me targa ‘ AA 411 AU’ të  operacionales ishin dy efektivët e forcave operacionale M.P dhe L.B të cilët dhe po mbanin në vëzhgim familjen Çapja për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Elbasan.

Pas ndërhyrjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë policia sekuestroi një arsenal armësh në pronën dhe oborrin e banesave të Çapjave, ndërsa para hetuesve ata i kanë mohuar akuzat e kundërshtimit me armë të punonjësve të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PËR PJESËN E LEKËVE, SA Q....? SI ËSHTË?”/ Si ushtrohet prostitucioni në Tiranë. Tutori: Kam 10 vjet që...
Previous article CHAMPIONS/ Kampionët e Gjermanisë i tregojnë muskujt Tottenham (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës Aktualitet

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT