• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZOTOHET”/ Johnson: Brexit do të ndodhë më 31 Tetor
Home
Nderkombetare

“ZOTOHET”/ Johnson: Brexit do të ndodhë më 31 Tetor

30 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Boris Johnson u zotua se do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë së Madhe edhe nëse dështon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke shtuar se vetëm qeveria e tij konservatore, mund ta respektojë datën 31 tetor, që është afati i fundit që vendi të largohet nga BE-ja.

Johnson dëshiron që Britania të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje. Por, Parlamenti britanik ka miratuar një ligj, që kërkon nga kryeministri që Brexit-i (dalja e Britanisë nga BE-ja) të shtyhet, nëse ai nuk siguron një marrëveshje me Brukselin në samitin e BE-së që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

Megjithatë, Johnson, gjatë një interviste për BBC, nuk shpjegoi se si planifikon që ta anashkalojë këtë ligj, të cilin ai e quan “akti i dorëzimi”.

“Njerëzit e ndjenjë se ky shtet po i afrohet një momenti të rëndësishëm dhe ne duhet ta finalizojmë Brexit-in më 31 tetor. Unë do ta bëj këtë”, tha Johnson.

I pyetur se a do të jepte dorëheqje nga pozita e kryeministrit, nëse nuk arrin të sigurojë një marrëveshje të re, Johnson tha :“Jo, unë kam marr udhëheqjen e partisë dhe të vendit tim në një kohë të vështirë dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Besoj se kjo është përgjegjësia ime”.

Kryeministri britanik, megjithatë, tha se ende është optimist se mund të arrijë “një marrëveshje të mirë” me Brukselin, por shtoi se ai nuk do të pretendojë se arritja e kësaj marrëveshjeje është një gjë e lehtë.

“Është e vërtetë që shtetet e tjera të BE-së gjithashtu nuk duan që kjo punë të zvarritet. Ekziston një pikëpamje e fuqishme në BE se është koha për të lëvizur përpara”, tha kryeministri britanik. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA QË SHTANGU PUBLIKUN/ Gjebrea: Të gjithë do vdesim por gruaja ime s'mund të prenotojë burrë para se të vdes unë
Previous article NJË TJETËR TËRMET NË VEND/ Ja sa ballë dhe ku u zhvendos epiqendra (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT