• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Botanika dhe zoologjia politike e Presidentit Ilir Meta
Home
Ekskluzive

SHËNIM/ Botanika dhe zoologjia politike e Presidentit Ilir Meta

29 September, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Diskuri politik i Presidentit Meta dihet tanimë se  muajt e fundit ka ndryshuar dukshëm duke treguar një tjetër anë të tij aspak serioze.

Shumë prej mesazheve të tij, asnjeherë të drejtpërdrejta dhe gjithnjë të koduara, e kanë bërë figurën e tij të mbahet mend sot e gjatë, veç të tjerash edhe si “kujdestari” i kopshtit zoologjik dhe atij botanik, i politikës shqiptare.

Përse kopshti botanik?

Jo më larg se mëngjesin e sotëm, Meta përshendeti ndjekësit e tij me pozimin pranë shegëve.

Sipas Presidentit, fakti se shegët po piqen ishte lajmi i mirë i ditëve të fundit dhe jo (largqoftë) PO-ja nga Gjermania për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

E megjithatë, ndryshe nga shegët, domatet sipas Presidentit kishin një tjetër fat.

Në 28 korrik, Meta postoi foton e mëposhtme, ku edhe shkruan se domatet nuk janë pjekur por do durojmë edhe ca. Dy ditë para këtij postimi, Presidenti i dërgoi letër OSBE ku i kërkonte ndihmë për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Sa i përket kopshtit zoologjik, Meta prej kohësh ka treguar se është fansi më i madh i maceve, ndonëse muajt e fundit duket se ka patur një “ndryshim zemre” duke preferuar qentë jo pak herë.

Në këtë foto, Meta shfaqet me Sashën, macen e tij e të familjes tanimë prej vitesh. Sasha përveç emrit të veçantë është e njohur edhe për faktin tjetër se në shtëpinë e çiftit, ajo ka edhe një WC të vetën.

Një prej video-ve të Presidentit që bëri bujë të madhe edhe për shkak të mesazhit politik, ishte ajo me qenin Darko nga Bosnja. Megjithatë, nuk ka lënë pa kujtuar edhe macen e tij, Sashën për të cilin ka pasur një përshëndetje të veçantë.

“Mirëmëngjesi të dashur miq nga Jahorina e Bosnjës! Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju”, shkruan Meta.

Përshendes Sashën macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë që macent dhe qentë nuk shkojnë por ky nuk është rasti”…

Në fundin e muajit gusht, përshendetja e radhës së Presidentit erdhi nga Gjiri i Lalëzit ku veç buqetës së maceve siç zgjedh ta quajë ai, edhe këtë radhë ka edhe një mesazh politik.

E fundit por jo për nga rendesia ishte një javë më parë.

Pas gjendjes kaotike të tërmeteve në vend Meta zgjodhi që mesazhin e parë për të qetësuar shtetasit e tij, ta shpërndante me një qen në krahë si për të bërë thirrje që të gjithë duhet të ishin po aq të qete e të buzëqeshur sa ai vetë në atë foto.

Në mesin e korrikut, vetëm 2 javë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”.

Ky çmim duket se i ka dhënë siç duket fuqinë e madhe këto ditë të vështira Presidentit. Kjo pasi jo më larg se dje i pyetur nëse i trembet Komisionit të Venecias u shpreh: “Unë luani i Venecias… nuk i trembem Venecias!”

Vlen të permendet se ky çmim  një vit më parë i ishte dhënë edhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit pas akuzave se e kishte blerë 75 mijë euro u detyrua të mos e tërhiqte vetë.

Veçoria këtu duket të jetë origjina e kafshëve të cilat për çudi vijnë nga e gjithë bota. Nga macja me emrin Sasha (rus), tek qeni Darko (serb) e deri tek luani i Venecias.

A e ka përcjellë apo jo mesazhin që ka dashur Ilir Meta nëpërmjet simboleve të kafshëve, bimëve, frutave a zarzavateve kjo pak rëndësi do të ketë në të ardhmen.

Ajo që me siguri do të mbahet mend gjatë është fakti se nëse nuk do arrijë dot të mbetet President Republike, e sigurt është që Ilir Meta mund të aplikojë me sukses për tu bërë kujdestari i kopshtit botanik e zoologjik të politikës shqiptare.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NË TË GJITHË DERBET E BOTËS NDODHIN INCIDENTE”/ Flet Andi Lila: Partizani po i trembet ndeshjes...
Previous article LARG STRESIT DHE MONOTONISË/ Një fundjavë tek Liqeni Artificial i Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT