• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE KA GISHT NË ELEMINIMIN E SANTIAGO MALKOS/ Kush është i dashuri i Trejsi Sejdinit me dosje të ‘zezë’ kriminale
Home
Breaking News

DYSHOHET SE KA GISHT NË ELEMINIMIN E SANTIAGO MALKOS/ Kush është i dashuri i Trejsi Sejdinit me dosje të ‘zezë’ kriminale

29 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përveçse është i dashuri i ish-Miss Universe, Trejsi Sejdinit, të cilës nuk ka ngurruar t’i bëjë dhurata luksoze, Leonard Duka është një nga 8 personat që është shpallur në kërkim për eliminimin e ish-policit të ndjerë, Santiago Malko.

Pra, emri i tij nuk është i padëgjuar për drejtësinë.

Në prill të këtij viti, 37-vjeçari është vënë në pranga pas një aksioni të ndërmarrë nga policia.

Ky operacion nisi pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT) dhe policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët specialë gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin për arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të lëndëve narkotike Shqipëri-Gjermani.

Në sajë të këtij operacioni janë vënë në pranga 4 persona.

Sipas policisë, kreu i këtij grupi rezulton të jetë i dashuri i Trejsit, 33-vjeçari Leonard Duka, ndërkohë që të arrestuar të tjerë ishin Elvis Gaçaj, 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj, 38 vjeç, persona që janë në kërkim gjithashtu për eleminimin e Malkos.

Gjithesi, ata u liruan pak kohë më vonë nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Sa i përket Trejsit, ajo ka postuar shpesh në rrjetet e saj sociale foto të dyve, apo të dhuratave që merrte nga Duka.

20-vjeçarja Sejdini është e njohur për jetën e luksit që bën, që mesa duket ia mundëson edhe i dashuri ‘boss’.

Ajo kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto pranë një Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, që kushton gati 100 mijë euro, dhuratë nga Leonard Duka.

Ky automjet më vonë u sekuestrua nga policia ndërsa edhe vetë ish-missi është shoqëruar në polici në prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Makina me të rinjtë nga Burreli “fluturon” nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, vdes 27 vjeçari, plagoset një vajzë
Previous article VEND I PAZBULUAR/ Faqja neozelandeze: 10 qytetet e jashtëzakonshme të Shqipërisë

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT