Partia Demokratike i ka shtyrë protestat kombëtare dhe është fokusuar tek riorganizimi brenda partisë, me qëllim përgatitjen për zgjedhje të parakohshme, si e vetmja rrugë sipas tyre për zgjidhjen e krizës politike.
Në një mbledhje që ka zgjatur për rreth një orë në selinë blu, Basha mësohet t’u ketë thënë 61 kryetarët e degëve në rrethe se aksioni opozitar do të shtyhet për një moment të dytë, pa caktuar datë dhe formë, pasi me prioritet për ta është zgjidhja e krizës dhe procesi i integrimit Europian. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ky vendim është marrë edhe në dakordësi me LSI-në, në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë “kokë më kokë” Basha-Kryemadhi në selinë blu.
“Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dyte për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.
Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 11:00, do të zbresin në selinë blu një mbledhje të përbashkët me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.


