• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI DEFORMOI FJALËT”/ Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënësit demokrat Adam Schiff : Ka mashtruar publikun dhe Kongresin
Home
Nderkombetare

“AI DEFORMOI FJALËT”/ Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënësit demokrat Adam Schiff : Ka mashtruar publikun dhe Kongresin

28 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Debatet rreth ankesës së një informatori mbi bisedën telefonike të Presidentit Donald Trump me homologun e tij të Ukrainës, kanë marrë një zhvillim të ri me kërkesën e zotit Trump për dorëheqjen e një ligjvënësi kyç të lidhur me këtë çështje.

Donald Trump pretendon se Adam Schiff, kryetari demokrat i komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i kishte keqintepretuar fjalët e tij gjatë një seance të Kongresit të enjten.

Zhvillimet pasojnë ankesën e një informatori që pretendon se zoti Trump i kishte kërkuar ndihmë Presidentit të ri të Ukrainës gjatë bisedës telefonike më 25 korrik për të kërkuar informacion inkriminues për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter. Informacioni do të dëmtonte potencialisht të ardhmen e zotin Biden për t’u bërë kandidati zyrtar i demokratëve për të sfiduar zotin Trump në vitin 2020.

Trump bëri thirrje të premten për dorëheqjen e zotit Schiff, të cilin e akuzon për keqintepretimin gjatë një seance të ditës së enjte të arsyeve mbi vonesën e administratës në paraqitjen e ankesës së informatorit, Kongresit.

“Ai gjoja po lexonte variantin e saktë të zbardhur të bisedës, por ai i ndryshoi tërësish fjalët në mënyrë që të tingëllonte si diçka e tmerrshme dhe që unë të dukesha fajtor“, shkruante presidenti Trump në një postim në Twitter.

“Ndaj Adam Schiff gënjeu Kongresin dhe u përpoq të mashtrojë publikun. Bëj thirrje që ai të japë dorëheqjen menjëherë bazuar në këtë mashtrim!”, shkruan  Trump.

Në fjalën e hapjes gjatë seancës të së enjtes zoti Schiff tha se ankesa është “prova më e gjallë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkelur betimin e bërë për pozitën që mban”.

Schiff tha se ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u përpoq ta bëjë për vete Trump gjatë bisedës telefonike, përgjigja e presidentit siç tha ai “ishte si përgjigjja e një organizate klasike të krimit të organizuar” duke vazhduar më tej me interpretimin e tij të fjalëve që kishte thënë zoti Trump gjatë bisedës.

Në një intervistë të premten për rrjetin televiziv MSNBC Pelosi tha se Barr, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend “është një mashtrues” lidhur me mënyrën se si e kishte trajtuar ankesën.

Në një dokument të publikuar këtë javë nga Shtëpia e Bardhë me bisedën e zbardhur mes dy presidentëve shkruhet se zoti Trump i kishte kërkuar Presidentit Volodymyr Zelenskiy që të punojë me zotin Barr dhe avokatin e tij personal Rudy Giuliani për të hetuar zotin Biden dhe djalin e tij.

Pelosi akuzoi  Barr se ishte pjesë e një “fshehjeje” të telefonatës bashkë me Shtëpinë së Bardhë. “Mendoj se ajo që ata po bëjnë është mbulimi i asaj çka fshehën”, tha Pelosi.

Të enjten, përpara se të largohej nga Nju Jorku ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump u tha disa anëtarëve të stafit amerikan në OKB se ai kërkon të dijë se kush ia dha informacionin informatorit.

Trump tha se kushdo që e ka bërë këtë “ishte pothuaj një spiun” dhe se “në kohërat e vjetra spiunët trajtoheshin ndryshe” siç shkruante gazeta The New York Times.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Sheffield-Liverpool. Rezultati 0-1
Previous article SAMPDORIA-INTER/ Trajneri Conte kërkon fitoren e 6-të rradhazi në kampionat

k.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT