• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hiqni dorë nga këto zakone dhe suksesi në karrierë do t’ju ndjekë nga pas
Home
Gossip

Hiqni dorë nga këto zakone dhe suksesi në karrierë do t’ju ndjekë nga pas

22 December, 2017 k.autor Gossip, Lifestyle

Zakonet janë themeli i jetës sonë të përditshme. Ne ndërtojmë praktikat tona dhe eventualisht janë zakonet dhe rutina jonë na formëson.

Ne ose ndërtojmë zakone të mira që na përkrahin ndërsa ecim drejt qëllimeve tona ose drejt zakoneve të këqija të cilat e minojnë aftësinë tonë për të arritur suksesin.

Por një gjë është e sigurt, ju do ta keni të vështirë të arrini ëndrrat tuaja nëse pjesë të jetës suaj keni këto zakone të këqija.

Më poshtë do të gjeni një listë me zakone shkatërruese të cilat ju largojnë gjithnjë e më shumë nga suksesi.

  1. Nevoja për miratim

Nëse jeni të fokusuar në atë që të tjerët mendojnë për ju atëherë ju nuk po e dëgjoni veten tuaj. Përpjekjet tuaja për të marrë miratimin e të tjerëve nuk ju bëjnë asgjë më shumë përveçse ju mbajnë larg suksesit.

  1. Zhvendosja e fajit

Është joshëse të zhvendosni fajin nga supet tuaja. Në fakt është e natyrshme të dëshironi t’i atribuoni të metat dikujt apo diçkaje tjetër. Nëse doni të arrini suksesin, në vend që të bëni justifikime filloni të veproni. Mos kërkoni arsye se përse nuk është faji juaj por shqyrtoni se çfarë ndryshimesh duhen bërë për të ndrequr problemin.

  1. Qëllimet e papërcaktuara

Shumë njerëz kanë një ide, koncept apo ëndërr që dëshirojnë ta kthejnë në realitet. Por pa një plan të fortë dhe një vizion të qartë nuk keni asnjë mënyrë për të arritur atë çka doni. Përcaktimi i qëllimeve tuaja është hapi i parë drejt realizimit të tyre. Ka të bëjë me krijimin e një udhëheqësi që do t’ju udhëheqë.

  1. Neglizhimi i shëndetit tuaj

Mos e lejoni veten tuaj të bjerë pre e zakoneve të këqija shëndetësore, siç është kequshqyerja, mos ushtrimi apo lodhja fizike si pasojë e gjumit të pamjaftueshëm, i cili ju lë mendërisht dhe fizikisht të lodhur. Këto mund të kenë ndikim real në aftësinë tuaj për të kryer qëllimet që i keni vendosur vetes.

  1. Dyshimi në veten tuaj

Dyshimi në vetvete është vrasësi i ëndrrave tuaja. Të menduarit negativisht  si pasojë e frikës mund të ushqejë pasigurinë dhe pavendosmërinë. Mos e lejoni veten të mbërthehet në një lak me mendje negative.

  1. Mos ushqeni humbjen

Mos e ushqeni humbjen por përballuni me të. Është shumë e rëndësishme që të mos mendoni rreth dështimit por për tentativën tjetër drejt suksesit. Vetëm kështu do të mund të arrini të realizoni qëllimet që i keni vënë vetes.

  1. Mos kini frikë nga rreziqet

Ndërmarrja e rreziqeve është një propozim I frikshëm për shumë njerëz por në fund të fundit dalja jashtë zonës suaj të rehatisë është një hap më pranë suksesit. Ju nuk duhet të keni frikë të përballeni me pengesa pasi janë ato pengesa që keni kaluar që ju mundësojnë suksesin në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ata gjithmonë ju kundërshtojnë. 4 këshilla për të folur me njerëzit që nuk pajtoheni
Previous article Nuk do ta besoni çfarë sapo bëri Princi Harry për Meghan Markle

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT