Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë paraditen e sotme në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga kati i dytë i pallatit.
50-vjeçarja Roza Deliu ishte duke larë xhamat e dritareve të banesës së saj, kur aksidentalisht ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga kati i dytë. Deliu nuk i ka mbijetuar përplasjes që ka marrë me tokën duke ndërruar jetë në vend.
NJOFTIMI PARAPRAK:
Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


