Kurt Volker, i dërguari special i SHBA në Ukrainë, dha dorëheqjen një ditë pas shpërndarjes së tekstit të denoncimit të një agjenti të inteligjencës, mbi thirrjen telefonike në të cilën presidenti amerikan Donald Trump, – kundër të cilit u kërkua nisja e procedurës së impeachment, – gjatë së cilës ai kërkonte nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, të hetonte ish zv/ presidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, dhe pastaj u përpoq ta mbulonte atë.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi dje dorëheqjen e Kurt Volker, i cili kishte kontaktuar Rudy Giulianin, avokatin personal të Trump, që gjithashtu është në qendër të Dosjes Ukraina, me një bashkëpunëtor të lartë të presidentit Zelensky, “me kërkesë të këshilltarit presidencial Andriy Yermak”. Departamenti saktësoi dje se Rudi Giuliani “edhe pse është avokat i Trump, ai është dhe qytetar i lire” dhe se “nuk flet në emër të qeverisë amerikane”.
Presidentët e tre komiteteve të Kongresit amerikan kanë lëshuar një urdhër për Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për t’i siguruar Kongresit, deri nCNNë 4 tetor, dokumente që lidhen me ndërveprimin e Trump me Zelensky-n, përfshirë edhe ambasadorin Kurt Volker, si pjesë e hetimit të impeachment.
Giuliani nga ana e tij ka deklaruar se ai nuk do të dëshmojë në Kongres pa u konsultuar me manjatin dhe argumentoi që puna e tij duhet të mbrohet nga privilegji që mbron marrëdhëniet midis avokatit dhe klientit.
Ndërkohë Giuliani vendosi të heq dorë nga pjesëmarrja e tij si ligjërues me pagesë në një eveniment në Armeni të sponsorizuar nga Kremlin. Ai e bëri të ditur këtë si për New York Times ashtu dhe për CNN pas përhapjes së lajmit nga Washington Post, për praninë e tij në konferencë, ku gjithashtu do të jetë edhe Presidenti rus Vladimir Putin.
Nga ana e tij Presidenti Trump është takuar me Wayne LaPierre, kreun e lobit më të fuqishëm, atë të Shoqatës Kombëtare të armëve, për të diskutuar mundësinë e përfitimit të fondeve të duhura për përgatitjen e mbrojtjes së tij kundër impeachment.
Por CNN ka ngritur akuza të tjera në lidhje me fajësimin e presidentit Trump.
Sipas saj, Shtëpia e Bardhë ka “fshehur” të dhëna të rëndësishme në lidhje me bisedat telefonike të presidentit amerikan me presidentin rus Putin dhe princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, menjëherë pas vrasjes së gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi, vrasje që inteligjenca amerikane ia atribuoi Riad-it.


