• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI/ Presidenti Meta dekreton rishpalljen e thirrjes së kandidaturave për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese
Home
Politikë

DEKRETI/ Presidenti Meta dekreton rishpalljen e thirrjes së kandidaturave për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese

27 September, 2019 k.autor Politikë

Presidenti Meta dekreton rishpalljen e thirrjes së kandidaturave për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta dekreton “Rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”

D E K R E T

“PËR RISHPALLJEN E THIRRJES PËR PARAQITJEN E KANDIDATURAVE PËR PLOTËSIMIN E VENDIT VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE “VAKANCË E PARAKOHSHME””

Në mbështetje të neneve 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi vlerësova njoftimin nr. 530 prot, datë 26.09.2019 dhe Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet të cilit, KED ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e Presidentit të Republikës për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme e shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, për shkak se në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant kanë ngelur vetëm dy kandidatë,

Dekretoj:

Neni 1

Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.

Neni 2

Rishpallja e kësaj procedure aplikimi dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur, të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA GRIM DHE ME PUÇRRA/ Ja si duket Kiara Tito natyrale (FOTO)
Previous article PAS VENDIMIT TË BUNDESTAGUT/ DW: Shenja për dialog në Shqipëri, Basha gati të ulet në tryezë me Ramën, por…

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT