• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E GJITHA ËSHTË NJË LOJË”/ Si u kuptua që ishte oriz e jo kokainë, fjalët e oficerit të sigurisë: Hape ta shoh..
Home
Breaking News

“E GJITHA ËSHTË NJË LOJË”/ Si u kuptua që ishte oriz e jo kokainë, fjalët e oficerit të sigurisë: Hape ta shoh..

27 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“BalkanWeb” siguron detaje nga dosja hetimore në lidhje me operacionin antidrogë Shqipëri-Greqi, ku u sekuestruan 1 kg kokainë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e një prej personave të arrestuar nga aksioni, Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit, i cili kishte arritur që të merrte drogën nga të dy kontejnerët, bashkë me personin që e kontaktojë atë.

“BalkanWeb” ka mësuar itinerarin e rrugës që ndoqi Bega (i arrestuar) dhe shtetasi me inicialet G.M., (i shpallur në kërkim), për të marrë sasinë e kokainës së fshehur në kontejnerët me banane, e cila më pas u hodh në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Gjatë fjalës së tij, Bega tha se pasi shtetasi me inicialet G.M., kishte pikasur se gjithçka ishte lojë, për shkak edhe të mbështetjes sipas tij të dyshimtë, (brenda pakove kishte oriz) ndërsa e hodhi atë jashtë makinës.

“Vendosëm të hyjmë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe në fund arritëm që t’i merrnim pakot. U nisëm të dy drejt Shkëmbit të Kavajës dhe përpara hotel L… kuptuam se diçka nuk shkonte. Kur shtetasi G.M i pa pakot ai e kuptoi dhe tha; “Nxirre qe ta shikoj me ça është e mbështjellë”. Dhe u kur i pa, ai e kuptoi se gjithçka ishte lojë dhe se po ndiqej nga policia. Ai më tha; “Nuk është kjo mbështjellja që kemi kërkuar. E gjitha është një lojë”. Menjëherë vendosi t’u thotë personave që ishin në makinë (me targa franceze) që të mos flisnin më, pasi brenda mund të kishte çip”, mësohet të jetë shprehur Ardian Bega para oficerëve të policisë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet G.M., ka hedhur jashtë automjetit drogën dhe është larguar bashkë me personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

Në lidhje me këtë çështje janë shoqëruar disa persona, përfshi këtu oficerë sigurie në portin e Durrësit, apo dhe pronari i një hoteli, ndërsa janë lënë të lirë pasi është vërtetuar se nuk kanë lidhje me drogën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOKAINË NGA EKUADORI, NË GREQI E SHQIPËRI"/ Policia jep detajet. Kush e priste në Portin e Durrësit
Previous article EDVIN KULLURI/ Të jesh “perëndimor” do të thotë të besosh tek Liria!

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT