• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UKRAINA GATE”/ Presidenti amerikan “kurioz” për emrin e “spiunit” të bisedës me Zelensky-n mbi hetimin e rivalit Biden
Home
Nderkombetare

“UKRAINA GATE”/ Presidenti amerikan “kurioz” për emrin e “spiunit” të bisedës me Zelensky-n mbi hetimin e rivalit Biden

27 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

“Faktet tregojnë se Presidenti Donald Trump tradhtoi, shkeli dhe injoroi kushtetutën” – Akuza të rënda ka lëshuar Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi teksa ka lexuar pjesë të denoncimit të zyrtarit të inteligjencës amerikane i cili ka akuzuar administratën e Shtëpisë së Bardhë se ka tentuar të ndërhyjë dhe bllokojë informacionet në lidhje me telefonatën që presidenti Trump pati me homlogun e tij ukrainas në lidhje me hapjen e hetimeve mbi rivalin Baden dhe djalin e tij.

‘Shtëpia e Bardhë ka fshehur informacione të natyrës politike’ – tha Nancy Pelosi, duke theksuar se avokatët e Trump urdhëruan ta fshihnin bisedën në një regjistër të veçantë elektronik.

Për rastin, demokratët filluan të martën një hetim zyrtar për Impeachment, por sipas Trump “nuk kishte presion mbi presidentin ukrainas” dhe se ishte një bisedë “miqësore”.

Dhe reagimi i manjatit nuk ka vonuar të vijë.

Për presidentin amerikan, ‘informacioni  është i rremë dhe nuk është gjë tjetër veç gjueti shtrigash’. Sipas Trump, Adam Schiff, presidenti i Komitetit të Inteligjencës së Senatit që e akuzon atë se ka “kryer krime” në thirrjen telefonike, “ka besueshmëri zero. Një tjetër fantazi për të goditur Partinë Republikane!” – ka deklaruar Trump para stafit të përfaqësisë amerikane në Kombet e Bashkuara.

“Unë dua të di se kush është personi që i ka dhënë këto informacione, sepse kjo është e ngjashme me lojrat me spiunë – ai tha – A e dini se si kemi vepruar dikur me spiunët dhe tradhtarët? Ne i trajtonim ata në një mënyrë pak më ndryshe se sa ne tani”.

Ndërkohë, New York Times, duke konfirmuar thashethemet e qarkulluara, thotë se informatori është një agjent i CIA në shërbim në Shtëpinë e Bardhë. Identiteti i tij është padyshim sekret dhe ai është vendosur nën mbrojtje.
Në lidhje me deklaratat e Trump ka reaguar dhe Joe Biden. “Ne kemi një president i cili beson se nuk ka limite në fuqinë e tij, ai beson se mund të bëjë çdo gjë, ai beson se është mbi ligjin”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REFLEKTIM URGJENT"/ Ilir Meta ngre alarmin që në mëngjes: Sfida më e madhe!
Previous article “DJALI I BABAIT”! Fjalët që prekën sedrën e Moratas, tani humb derbin me Realin e Madridit

k.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT