• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AMERIKA E PARA”/ OKB, Donald Trump sovranist: E ardhmja nuk i takon globalisteve por patrioteve
Home
Nderkombetare

“AMERIKA E PARA”/ OKB, Donald Trump sovranist: E ardhmja nuk i takon globalisteve por patrioteve

25 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

“America first”, Amerika e para, me këto fjalë e nisi diskutimin në OKB presidenti amerikan Donald Trump.

Në pallatin e qelqtë, ai përdori të njëjtin repertor fjalësh në lidhje me globalizimin dhe multilateralizmin.

“Liderët e ndershëm vënë mbi çdo gjë të mirën e popullit dhe vendit të tyre. E ardhmja nuk i takon globalisteve por patrioteve” – tha presidenti amerikan.

Në fjalimin e Trump nuk kanë munguar akuzat ndaj Iranit, si sponsor i terrorizmit, si dhe ndaj Kinës, e cila ndodhet në qëndër të luftës tregtare me SHBA.

“Amerika ka humbur 60 000 ndërmarrje qëkurse Kina hyri në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Duhen ndryshime drastike. Ekonomia e dytë më e madhe në botë nuk mund të trajtohet si vend në zhvillim duke përfituar në mënyrë jo korrekte nga ligjet e buta tregtaret për vende të tilla”.

Përsa i takon Brexit, Trump shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij për Boris Johnson dhe u shpreh optimist për një marrëveshje tregtare me Londrën.

“Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të dalë nga BE – tha Trump. “Ne jemi gati për një marrëveshje të madhe me Mbretërinë e Bashkuar, prej së cilës do të përfitojnë të dy vendet”.

“Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist”

Pas Kinës dhe Iranit, Presidenti Trump nisi sulmet zhurmuese kundër Venezuelës dhe Kubës.

“Situata në Venezuelë – tha Trump – tregon se socializmi dhe komunizmi nuk kanë asnjë lidhje me barazinë, por me fuqinë dhe totalitarizmin. Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist “.

Donald Trump nuk mund të mos trajtonte në fjalimin e tij të gjatë edhe emigracionin, njët tjetër prej kuajve të betejës së presidentit amerikan. Ai sulmoi partizanët e kufijve të hapur” dhe falenderoi Presidentin Meksikan Lopez Obrador për vendosjen e 20,000 ushtarëve për të ruajtur kufirin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas fjalimit Presidenti amerikan u takua me kryeministrin britanik Boris Johnson. “Po bën një punë të shkëlqyer – e përgëzoi Trump dhe premtoi shkëmbime më të mëdha tregtare mes dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUNDESTAGU THA "PO" PËR NEGOCIATAT/ Deputetja gjermane: Sinjal i rëndësishëm, vijoni reformat
Previous article "I MORI NËNËS SIME 600 EURO"/ E akuzuan se merr para, reagon fort Eni Cobani dhe premton gjyq

k.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT