• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUKET E LUMTUR”/ Ironia e Donald Trump për 16-vjeçaren që u bë virale me fjalimin e saj
Home
Nderkombetare

“DUKET E LUMTUR”/ Ironia e Donald Trump për 16-vjeçaren që u bë virale me fjalimin e saj

24 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump shfaqet përçmues dhe ironik ndaj Greta Thunberg dhe fjalimit të saj mocionues në Kombet e Bashkuara.

“Duket një vajzë shumë e lumtur dhe e projektuar drejt një të ardhmeje të shkëlqyer”, shkruan presidenti amerikan në Twitter duke shoqëruar komentin ironik me një video të fjalimit të aktivistes suedeze.

Gjatë samitit për Klimën në Nju Jork, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Greta Thunberg iu drejtua liderëve botërorë në lot duke i akuzuar se i kanë vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me premtime boshe.

Më pas në një zhvillim tjetër, aktivistja suedeze e shigjetoi Trumpin me një vështrim, i cili u kap me kamera dhe bëri xhiron e botës.

Greta Thunberg hapi punimet në Asamblenë e Përgjithshme të 75 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me kritika të forta për të pranishmit.

Përballë liderëve më të rëndësishëm të globit ajo tha se ata kanë dështuar në përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike: “Unë nuk duhej të isha këtu, por në shkollë, në pjesën tjetër të oqeanit. Sërish ju vini tek ne të rinjtë dhe kërkoni shpresë. Si guxoni? Ju më keni grabitur ëndrrat dhe fëmijërinë time me fjalë boshe, dhe prapë jam nga fatlumët. Njerëzit po vuajnë, po vdesin, i gjithë ekosistemi po shembet”.

Rreth 60 liderë nga e gjithë bota marrin pjesë në takimin njëditor të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë këtij eventi, ai mbajti dhe një fjalim për klimën, që ngjasonte me një autokritikë: “Natyra është e inatosur. Mashtrojmë veten nëse mendojmë se mashtrojmë natyrën, pasi natyra gjithmonë godet mbrapsht. Në të gjithë botën, ajo po godet furishëm”.

Ndërkohë, në selinë e Kombeve të Bashkuara mbërriti dhe Presidenti amerikan, Donald Trump. Momenti i hyrjes së kreut të Shtëpisë së Bardhë përkoi me atë të aktivistes suedeze Thunberg, e cila e vështroi atë nga larg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Villarreal. Rezultati 2-1
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Brescia-Juventus. Rezultati 1-1

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT