Pasi nxorri të gjithë banorët e Tiranës nga shtëpitë, me një lajm të rremë, për parashikimin e tërmetit, Çim Peka nuk ka zënë mend nga ky megaskandal.
Sot, portali i tij, Syri.net, shkruante se Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, kishte mbyllur dosjen për “Toyota Yaris”, makina ku u gjetën 3.5 milionë euro. Me një titull bombastik, që vetëm Çimi di t’i bëjë, thuhej se “Donika Prela urdhëron mbylljen e dosjes për Toyota Yaris”. Për ta bërë të besueshme, në shkrim kishte përdorur edhe emrin e gazetares së kronikës, Klodiana Lala.
Kushdo që e lexon këtë shkrim, kupton se kryeprokurorja Donika Prela paska urdhëruar mbylljen e dosjes, pra, të mos ketë fare hetim dhe gjykim për këtë çështje.
Në fakt është e kundërta. Në udhëzimin e Donika Prelës, thuhet që të mbyllen hetimet, dhe dosja të shkojë në gjykatë për vendim. Pra, prokurorët kanë zvarritur hetimet për mbi 15 muaj deri në tejkalim të afateve, dhe për këtë është dashur ndërhyrja e Prelës.
Ky udhëzim i Prelës vjen gjithashtu për shkak se ditën e sotme, mbaron afati i paraburgimit për të arrestuarit për makinën ku u gjetën 3.5 milionë euro.
Kjo është gazetaria që të ofron Çim Peka, turbullon njerëzit me fakenws. Ndërkohë Peka, prej dy ditësh është në arrati. Gazeta SHQIP mëson se ai ka dalë nga pika kufitare e Morinës, ndërkohë kërkohet nga Policia dhe anti-terrori që të japë shpjegime për fakenews-in që krijoi kaos në Tiranë./Shqip




