• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI I KEQ/ Lleshaj sërish apel banorëve të prekur nga tërmeti: Zhvendosuni në qendrat e pritjes
Home
Politikë

MOTI I KEQ/ Lleshaj sërish apel banorëve të prekur nga tërmeti: Zhvendosuni në qendrat e pritjes

24 September, 2019 k.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është rikthyer në zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit, ku përfshihen fshatrat Bodinak, Karpen, Karreç dhe Bilalas të bashkisë Shijak. Lleshaj apeloi për familjet që kanë banesat më të dëmtuara, të zhvendosen përkohësisht në qendrat e përkohshme pritëse dhe Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës. Ministri Lleshaj u shpreh se “pas disa vizitave të para që zhvilluam në disa prej familjeve të prekura rëndë nga tërmeti në zonën e Shijak – Maminas, kemi ardhur bashkë me drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme për t’i parë edhe njëherë tjetër, por edhe për të shpërndarë disa ndihma, të cilat u mblodhën në mënyrë vullnetare nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, me qëllim që të lehtësojmë sadopak dhimbjen dhe problematikën e madhe që ka prekur këta banorë.

Sigurisht kjo është një çështje emergjente dhe këto janë ndihma emergjente, por si zgjidhje përfundimtare që duhet të pasojë, ka nevoja të mëdha për evakuim, për një pjesë të familjeve, të cilat janë në shtëpitë e shkatërruara plotësisht si kjo që jemi këtu. Unë ftoj qytetarët, të cilët ndodhen në kushte të tilla, të mundohen të gjejnë mundësi për të bashkëpunuar dhe për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi krijuar në Durrrës. Unë e di që kanë probleme, kanë bagëti, kanë materiale por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve.  Kështu që u bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që janë në kushte të ngjashme me këtë familje këtu, të bashkëpunojnë për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi ndërtuar!” tha ai.

Ai shoqërohej nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe pushtetit lokal, dhe me këtë rast shpërndau disa pako me ushqime dhe veshmbathje për familjet më në nevojë. Ndihmat e shpërndara janë kontribute vullnetare të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të Ministrisë së Brendshme.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY/ 13 foto që do t’ju ngjallin ose shtojnë dëshirën për një tatuazh
Previous article "DO KISHTE SHUMË VIKTIMA"/ Dekani tregon çfarë ndodh te Gjeologjiku, pas tërmetit

k.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT