• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDËRKOMBËTARËT TË JENË FAKTOR…”/ Aleatët, 7 kërkesa për Lulzim Bashën
Home
Politikë

“NDËRKOMBËTARËT TË JENË FAKTOR…”/ Aleatët, 7 kërkesa për Lulzim Bashën

23 September, 2019 F.autor Politikë

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar liderit të opozitës një platformë me 7 pika, që ka për qëllim institucionalizimin e raportit mes të vegjëlve dhe të mëdhenjve brenda opozitës dhe qëndrimin e përbashkët politik.

Pjesë e kësaj platforme është edhe krijimi i senatit politik, që përfshin figura politike, qeverisëse dhe figura intelektuale dhe të shquara, brenda dhe jashtë vendit.

Platforma synon edhe ngritjen e Këshillit të deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive, çka duket si një derë që hapet për emrat e njohur te së djathtës, që janë larguar në mëri me lidershipin.

“Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive. Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës. Analizojnë punën e qeverisë. Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror”, thuhet në platformwn e aleatwve tw PD-së.

Platforma propozon edhe një grup pune për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, të cilëve opozita t’u prezantoje fakte se si Rama ka shkatërruar procesin e integrimit europian, por edhe se ndërkombëtarët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Dialogu për zgjidhjen e krizës së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza”, thuhet nw platformw.

Aleatët kërkojnë që opozita e bashkuar të takohet të paktën 1 herë në dy javë:

“Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimmarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim. Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e çdonjërit nga kryetarët e opozitës”.

Platforma synon edhe unifikimin e qëndrimit të opozitës në media. Prandaj propozohet koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme. Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësve të opozitës dhe krijimi i një faqeje zyrtare dhe rrjeteve sociale për opozitën me një mesazh politik dhe elektoral të miratuar nga kryetarët.(A2 CNN)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE AFËR EPIQENDRËS SË TËRMETIT/ Rudina Magjistari tregon tmerrin: Dukej sikur toka po...
Previous article DO TË FEJOHESHIN PËR PAK DITË/ Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT