Katër gra të vdekura është bilanci tragjik i një aksidenti të trefishtë që ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimat janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lume Hoxha dhe një vajzë 25-vjeçare Jonida Kotorri. të cila i përkasin së njëtës familje me origjinë nga Gramshi, ndërsa kanë qenë në automjetin tip ‘Seat’ që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se familjarët që kanë humbur jetën në aksident po merrni pjesë në një ceremoni mortore për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të Fatime Hoxhës, por që ky udhëtim rezultoi të kthehej në një mort për vete.
Makinë drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu nga përplasja e fortë. Shoferi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në një njoftim paraprak. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.


