Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, dhe tre të tjerë në gjendje më të lehtë.
Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njërsa ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.
Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.


