• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BREXIT PA MARRËVESHJE/ Industria e automobilave paralajmëron pasoja “sizmike”
Home
Nderkombetare

BREXIT PA MARRËVESHJE/ Industria e automobilave paralajmëron pasoja “sizmike”

23 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Rreth një muaj nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, industria e automobilëve paralajmëron se largimi pa marrëveshje do të shoqërohej me pasoja thuajse “sizmike” në tregje dhe për konsumatorët.

Me një deklaratë të rrallë, shefat e 23 shoqatave europiane të prodhimit të automjeteve, janë bashkuar me thirrje për ekzekutivin britanik dhe europian.

Kjo industri punëson gati 14 milionë persona në të gjithë unionin, përfshirë edhe në Britaninë e Madhe.

“Dalja nga BE-ja pa marrëveshje do të shkaktonte një thyerje sizmike në raportet tregtare, ndërsa miliarda euro tarifa do të ndikonin në zgjedhjet e konsumatorëve dhe leverdishmërinë e prodhimeve për të dyja palët,”-shkruan të hënën gjigantët europianë si BeEmVe, Peugeot apo japonezët e Nisanit.

Për shkak të barrierave doganore që pritet të ngrihen pas 31 tetorit, disa prodhues makinash kanë lajmëruar se nëse ulen përfitimet, do të mbyllin aktivitetet në përfaqësitë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Vlerësohet se ndalja e punës së fabrikave në Britani do u kushtonte kompanive të makinave rreth 55 mijë euro çdo minutë.

Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha të dielën se marrëveshja me qeverinë britanike për Brexit mund të arrihet në çastet e fundit.

Ndërkohë kryeministri anglez, Boris Johnson, ndodhet në New York ku pritet ta trajtojë çështjen me liderët e tjerë europianë në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Aksident në Elbasan-Peqin, ka të plagosur
Previous article FANSAT SAPO U ''ÇMENDËN''/ Mc Kresha në bashkëpunim me Bebe Rexhën

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT