Sektori i Anti-Terrorit në Policinë e Tiranës ka zgjeruar rrethin e personave që po hetohen në lidhje me përhapjen e lajmit të rremë që u shpërnda mbrëmjen e djeshme nga portali Syri.net. E ndërsa mbrëmjen e djeshme u shoqërua gazetari Aurel Rakipllari, sot janë marrë në pyetje kryeredaktori i i portalit Syri.net së bashku me disa persona të tjerë.
Oficerët kanë marrë në pyetje Kryeredaktorin dhe personat e tjerë, ashtu si gazetarin Aurel Rakipllari mbrëmë lidhur me lajmin që publikun duke përhapur panik dhe terror të njerëzit që dolën në rrugë nga frika. Ndërkohë që shoqërimet pritet të vijojnë, pasi sipas burimeve nga Anti-Terrori do të pyeten të gjithë personat që kanë dijeni.
Ndërkohë që paraditen e sotme, gazetarja e Shekullit reagoi duke deklaruar se lajmi që ajo publikoi u modifikua qëllimisht. Ministrja Olta Xhaçka paralajmëroi burg për autorin e lajmit të rremë, por sa vite rrezikon të dënohet? Referuar nenit 267, të Kodit Penal “Përhapja e informatave të rreme, me fjalë, me shkrim apo çdo mënyrë tjetër me qëllim që të ringjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet”.



