• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETET/ Ngjela sulmon Metën: Nuk doli vetëm si orakull, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias se është Zeusi
Home
Politikë

TËRMETET/ Ngjela sulmon Metën: Nuk doli vetëm si orakull, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias se është Zeusi

23 September, 2019 k.autor Politikë

Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo vetëm i di kur bien tërmetet, por, madje, ai sikur i ka në dorë tërmetet ashtu siç kishte Zeusi rrufetë.

Pas tij, edhe mediat e Saliut u lëshuan në lajme pro tërmeteve, për të trembur shqiptarët. Po pse e kanë këtë lloj qëllimi?

Është psikologjia e keqbërësit të kapur që vuan ardhjen e padisë penale. Ai do shkatërrimin e gjithçkaje. Është në fakt shprehja e famshme e Luigjit të Katërmbëdhjetë: “A pres moi le deluge” – pas meje qameti të bëhet.

Janë në hall, prandaj. Por ja që, orakulli, është një nocion abstrakt dhe që i takon përrallave.

Por Meta, siç duket, kërkon t’i thotë Komisionit të Venecias: “Kujdes me mendimin juridik për dekretet e mia, se ua mbyta Venecian!”.

Madje shtypi i Metës dhe Presidenca e tij, duket sikur thonë: “Meta është një Zeus, ruajuni nga rrufetë e tij”.

Siç duket, korrupsioni shqiptar po kërkon të bëjë revolucion me anë të pështjellimit tërmetëror në Shqipëri. Është për të qeshur, por, këta janë, nuk ke ç’t’iu bësh! Dhe mos harroni se këta kapacitete bosh kanë qeverisur Shqipërinë për 12 vjet. Tani po duan të mbjellin frikë me tërmetet dhe kuptohet se edhe po i presin me ankth që tërmetet të vijnë radhë, për muaj të tërë.

Duan shkallmimin e Shqipërisë që në Shqipërinë e shkatërruar pastaj, të sjellin destabilizimin shoqëror, të cilin ka dy vjet që po e kërkojnë…

Kanë të drejtë të shpresojnë për të shpëtuar nga ndëshkimi për korrupsion, por kanë gjetur një rrugë magjish dhe shumë të ulët, edhe pse është qesharake. Po kërkojnë që tragjedinë e tyre individuale, ta kthejnë në një tragjedi kombëtare. Deri tani kërkonin pështjellim shoqëror, kurse tani shpresat i kanë te tërmetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Flet mbrojtësi i Bayern: Ai meriton më shumë...
Previous article UMTITI NUK ËSHTË I LUMTUR TEK BARCELONA/ Ja klubi që po interesohet për francezin

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT