• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETET/ Nënkryetari i Bashkisë: Disa ndërtesa duhen shembur dhe disa të tjera mund të restaurohen. Po presim..
Home
Breaking News

TËRMETET/ Nënkryetari i Bashkisë: Disa ndërtesa duhen shembur dhe disa të tjera mund të restaurohen. Po presim..

23 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka deklaruar sot ndërtesat e verifikuara në terren, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i dy ditëve më parë, nuk kanë probleme strukturore, por kryesisht të rifiniturave.

Sipas tij, nga dita e djeshme është ndërhyrë në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat ku ka pasur nevojë për riparime të vogla dhe ato do të hapen nesër me rifillimin e mësimit.

“Një pjesë e problemeve ka të bëjë me ndërtesat e larta, ku nga të gjitha rastet e verifikuara deri më tani, për fat të mirë, kemi të bëjmë me probleme të rifiniturave, jo me probleme strukturore të ndërtesave. Kemi vlerësuar gjatë ditës së djeshme të gjitha ndërtesat me funksione publike, tipikisht shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ku gjithashtu nuk kemi pasur probleme strukturore. Edhe aty kemi pasur probleme me rifiniturat, kryesisht suva, diku një pllakë, diku një xham i thyer”, tha ai.

Mazniku shtoi se problematikat më të mëdha, siç është raportuar edhe në media, janë në shtëpitë e vjetra në zonat rurale, të cilat janë ndërtuar nga vetë banorët. “Disa prej tyre janë të vjetra, disa janë 100-vjeçare, me metoda të vjetra ndërtimi. Atje kemi probleme sistematike. Në ato zona duam që bashkë me grupin e inxhinierëve, të verifikojmë situatën e secilës prej këtyre ndërtesave, në mënyrë që të kemi më pas parasysh se çfarë masash duhet të ndërmarrim. Të shohim nëse ka ndërtesa që duhet të prishen dhe të mos funksionojnë më si të tilla, apo ka ndërtesa që duhet t’i ristrukturojmë, restaurojmë, dhe t’i mbajmë në këmbë. Por, ky është një vlerësim që e presim të na vijë nga ekspertët, nga grupet e përbashkëta, përfaqësuesve nga institutet e ndërtimet, stafet e bashkisë, dhe stafet lokale të bashkisë”, shtoi ai.

Ndërkaq, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se duhet patur parasysh që Tirana shtrihet në një sipërfaqe prej 1200 km katrorë dhe duhet pak kohë sa të gjitha grupet e verifikimit të shkojnë në secilën prej shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. “Nga njësia administrative janë kontaktuar të gjithë, për të pasur mundësi për t’i ndihmuar me nevojat bazike. Pra, për nevoja ushqimi, për veshje, për t’i dhënë një mundësi për të pasur një vend ku të qëndrojnë. Tani kemi mundësi që të fillojmë të bëjmë fazën tjetër të punës, që është vlerësimi i situatës dhe më pas, marrjen e masave, dhe gradualisht për riparimin e dëmeve, në mënyrë që t’i kthehemi sa më shpejt normalitetit”, përfundoi Mazniku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTNERI I HUEYDAS FESTON DITËLINDJEN/ Djali i saj e uron dhe i thotë ''Babi'' (VIDEO)
Previous article ''TI BËJMË PRESION''/ Bleona Qereti e mërzitur, Rozana Radi i gjen ''zgjidhjen''

k.autor

Postime të ngjashme

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

ARRATISJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ Edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet Aktualitet

ARRATISJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ Edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT