Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar detaje nga takimi i një ditë më parë në selinë e LSI me ambasadorin e SHBA në vendin tonë, Doland Lu. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”, Kryemadhi thotë se gjatë 90 minutave takim me ambasadorin Lu, kanë biseduar për vizitën e saj të parë zyrtare në SHBA si kryetare e LSI-së.
“I thashë ambasadorit Lut të mos i zërë besë Edi Ramës. Ai është i pabesë. Kur Edi Rama i ka futur tre herë thikën pas shpine Ilir Metës që e bëri tre herë kryetar bashkie, dhe kryetar qeverie. Apo kur tradhtoi Bashës pas marrëveshjes për të kundërshtuar Metën, do të vijë dita kur të ‘tradhtojë’ edhe SHBA”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.


