• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Zv/ ministri i Mbrojtjes: Jemi në emergjencë. Është…
Home
Politikë

TËRMETI/ Zv/ ministri i Mbrojtjes: Jemi në emergjencë. Është…

22 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se jemi në gjendje emergjence nga tërmeti, teksa lëkundjet vijojnë. Ai tha se institucionet janë në gatishmëri të plotë.

“Faleminderit që informoni vazhdimisht për situatën. Për momentin jemi në një situatë emergjence, e rëndësishme është të mos ketë humbje jetësh njerëzore dhe të menaxhohet me një infrastrukturë që të garantojë strehim për ata që banesat u janë bërë të pa banueshme. Kemi reaguar para se të vinte informacioni që të maste amplitudat e tërmeteve, pasi ishte ndjesia njerëzore që  ishte tërmet i lartë. Kemi vendosur qendrën e bashkuar operacionale dhe shërbimin për marrjen e informacionit për pasojat e tërmetit dhe pastaj me zhvillimet e mëtejshme.

Është normale që njerëzit të mos e kalojnë natën në banesat e tyre jo vetëm për frikë, por edhe siguri. Nëse ka dyshime për sigurinë e banesës është ë këshillueshme që të mos kalohet nata aty. Strukturat më të lehta, duke filluar nga çadra janë më të sigurta. Zonat sa më afër epiqendrës së tërmetit janë më të rrezikuara, zona e Durrës dhe Tiranës, Tiranës si prefekturë, janë më të prekura. Në fillim të trajtohen rastet e emergjencës dhe ata që janë lënduar, ndoshta jo drejtpërdrejt nga tërmeti, por nga çoroditja.

Për shkak të gjeografisë së pasojave duhet angazhim më i madh, nuk është zonë e kufizuar si tërmeti i Korçës. Duhet shumë struktura dhe njerëz të angazhuar, nuk janë vetëm FA dhe Emergjencat Civile, që do të kthehet në atë që do të quhet Mbrojtja Civile. Kjo është një platformë, strategji që kërkon angazhim gjithëpërfshirës. Përvec FA është ministria e Brendshme që lidhet me pushtetin vendor” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTLIGJI/ Masë e re për të shkurajuar përdorimin e duhanit nga qytetarët
Previous article LËKUNDET SËRISH TOKA/ Ja sa ballësh ishte tërmeti i fundit

F.autor

Postime të ngjashme

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë! Politikë

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT