• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET AMERIKANE/ Biseda Trump-Zelenskiy, në qendër të polemikave
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET AMERIKANE/ Biseda Trump-Zelenskiy, në qendër të polemikave

21 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një njoftimi të gazetës, Wall Street Journal, Presidenti Trump disa herë i ka kërkuar presidentit ukrainas të hetojë rreth djalit të ish-nënpresidentit Joe Biden, i cili kryeson garën mes kandidatëve demokratë për president.

Gazeta shkruan se Presidenti i kërkoi presidentit ukrainas tetë herë të punojë me avokatin e tij personal, Rudolph Giuliani, për të hetuar rreth djalit të zotit Biden.

Zoti Giuliani ka thënë se, kur ishte nënpresident, zoti Biden është përpjekur për shkarkimin e një prokurori ukrainas që po hetonte rreth marrëdhënieve të biznesit të djalit të tij Hunter Biden në Ukrainë. Zoti Biden dhe djali i tij e kanë mohuar akuzën.

Çështja u bë publike pas njoftimit të gazetës Washington Post, e cila tha se ankesa e ngritur nga një informator i fshehtë i shërbimeve të inteligjencës përfshinte Presidentin Donald Trump dhe Ukrainën.

Duke përmendur dy ish-zyrtarë amerikanë që kanë dijeni mbi çështjen, gazeta raporton se zoti Trump i ka bërë një “premtim” një udhëheqësi të huaj, që me sa duket është Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.

Të dy presidentët kanë patur një bisedë telefonike dy javë e gjysmë përpara se informatori të paraqiste ankesën më 12 gusht tek Inspektori i Përgjithshëm i Komunitetit të Zbulimit Michael Atkinson.

Presidenti Trump do të takohet me zotin Zelenskiy gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Telefonata e 25 korrikut mes dy udhëheqësve është nën hetim nga tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve ku demokratët kanë shumicën. Ata duan të dinë nëse

Presidenti Trump dhe avokati i tij Giuliani, janë përpjekur t’i bëjnë trysni qeverisë së Ukrainës për të ndihmuar fushatën e zotit Trump për t’u rizgjedhur.

I pyetur të premten nëse e kishte përmendur zotin Biden në bisedën me Presidentin ukrainas, Presidenti Trump u përgjigj: “Nuk ka rëndësi se çfarë diskutova.” Ai e shfrytëzoi këtë rast për t’i bërë thirrje medias që të hetojë rreth së kaluarës së zotit Biden me Ukrainën.

Zakonisht çështjet shqetësuese dhe urgjente që konsiderohen të besueshme duhet t’i përcillen komisioneve përkatëse të Kongresit, por sipas një komunikimi të bërë publik të enjten, drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar Joseph Maguire, e kishte ndaluar zotin Atkinson ta bënte këtë gjë.

Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve zhvilloi të enjten një seancë tre-orëshe me dyer të mbyllura me Inspektorin e Përgjithshëm për të diskutuar çështjen. Pas kësaj, kryetari i komisionit Adam Schiff u tha gazetarëve se drejtori i përkohshëm i Zbulimit Kombëtar po ndërhynte në proces.

Në një koment Twitter, Presidenti Trump e cilësoi njoftimin si lajm të rremë, duke hedhur poshtë pretendimet se ai i kishte premtuar diçka një udhëheqësi të huaj./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I GJYKATËS/ Tahiri sot para mediave: Do rrëfej të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë
Previous article TELEGRAMI I URIMIT/ Kur e njohu zyrtarisht Turqia mbretin Zog

k.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT