Edi Rama nuk ka kursyer batutat ditën e sotme, teksa foli në një aktivitet të zhvilluar në mjediset e Qendrës për Përhapje dhe Dialog në Kryeministri.
Qëllimi I aktivitetit në COD ishte dhurimi i 25 librave nga ku UET-PRESS për kujtesën e diktaturës, ndërsa aty I pranishëm ishte dhe botuesi Henri Çili, me të cilin Rama nuk I kurseu batutat. “Një ditë dikush do ta kujtojë këtë. Ndoshta Henri në funeralint tim do thotë se me gjithë gjërat që na ndanë na bashkoi një ditë e bukur në COD dhe pata mundësinë ti dhuroja kolanën që ai e çmoi shumë”, tha Rama, ndërsa vijoi duke thënë se në COD mund të shkojnë edhe ata që kërkojnë largimin e qeverisë.
“Në këtë hapësirë ne bëjmë gjëra që ja vlejnë, mund të shkaktojnë xhelozira dhe inate. Është në pallatin e qeverisë, por është një hapësirë ku të gjithë mund të vinë dhe secili mund ta shfrytëzojë për aktivitete që jo domosdoshmërisht duhet të pëlqen apo duhet të marrin pëlqimin e qeverisë, përkundrazi. Më vjen mirë që ky është aktiviteti i parë që Henri bën këtu dhe e zhvillon në një fazë të jetës së tij që kërkon largimin e qeverisë. Pozitive. Që tregon se mund të vini këtu për të kërkuar largimin e qeverisë. Jemi dy palët të garantuara se jemi në dy kate të ndryshme. Në fund të ditës secili bën atë pjesën e vet”, shtoi kryeministri Rama.