• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SI MUND TË JESH KAQ I TRASHË?” Trump fyen zyrtarin e inteligjencës amerikane
Home
Nderkombetare

“SI MUND TË JESH KAQ I TRASHË?” Trump fyen zyrtarin e inteligjencës amerikane

20 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti akuzën e tij të preferuar “lajm i rremë” për të hedhur poshtë njoftimet se ai i ka dhënë një ‘premtim’ një udhëheqësi të huaj, çka e bëri një zyrtar të inteligjencës amerikane të ngrejë ankesë pranë autoriteteve.

“Si mund të jetë dikush kaq i trashë e të besojë se unë do t’i thosha diçka të papërshtatshme një udhëheqësi gjatë një thirrjeje telefonike që dëgjohet nga aq shumë njerëz? Gjithsesi, në çdo rast unë do të bëja vetëm atë që është gjëja e drejtë dhe do t’i bëja mirë Shteteve të Bashkuara,” tha Presidenti Trump në Twitter.

Trump, i cili ka akuzuar shpesh komunitetin e inteligjencës amerikane si pjesë e një opozite ‘të shtetit brenda shtetit’, tha se është i vetëdijshëm se “praktikisht sa herë që flas në telefon me një udhëheqës të huaj, e di se mund të ketë shumë njerëz duke dëgjuar nga agjenci të ndryshme amerikane, për të mos përmendur ato të vetë vendit tjetër. Nuk ka problem!”

Komentet e tij u bënë ndërsa komisioni i inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve mbante një seancë me dyer të mbyllura me inspektorin e përgjithshëm të komunitetit të inteligjencës amerikane Michael Atkinson.

Administrata Trump refuzoi të komentojë mbi njoftimet se personi që informoi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është një oficer i inteligjencës që punon në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe që ishte i autorizuar të dëgjonte thirrjen telefonike apo ta lexonte atë të zbardhur.

Informatorin e përfaqëson avokati Andrew Bakaj, ish oficer i CIA-s, që është “një nga ekspertët më të mirë për këto çështje” dhe një zyrtar i sigurisë kombëtare, sipas Mark Zaid që drejton një firmë ligjore në Uashington, e specializuar në çështjet e sigurisë kombëtare.

Ligjvënësit shpresojnë të mësojnë më shumë mbi ankesën e informatorit që ka hapur një betejë ligjore midis ligjvënësve dhe administratës Trump.

Atkinson u tha ligjvënësve se ai nuk ishte në gjendje të konfirmonte ose mohonte asgjë në lidhje me përmbajtjen e ankesës, apo nëse ajo përfshin presidentin, njoftoi gazeta New York Times.

Nga protokolli i Shtëpisë së Bardhë del se Presidenti Trump ka folur me të paktën pesë udhëheqës të huaj gjatë kësaj kohe.

Ata janë presidenti rus Vladimir Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, Kryeministri pakistanez Imran Khan, Kryeministri i Hollandës Mark Rutte dhe Emiri i Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al-Thani.

Ankesa e informatorit ka shkaktuar një tjetër betejë juridike midis ekzekutivit dhe degëve legjislative të qeverisë amerikane.

Ligjvënësi Schiff, i cili kryeson komisionin e Zbulimit tha se Atkinson ka dalë në përfundimin se ankesa e informatorit të fshehtë ishte “e besueshme dhe urgjente”, që do të thotë se sipas ligjit kjo gjë duhet t’i raportohet Kongresit.

“Komisioni i jep rëndësi të madhe mbrojtjes së informatorëve dhe ankesave që ata bëjnë në Kongres”, thuhej në një deklaratë të zotit Schiff.

Drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar Maguire nuk ka pranuar deri më tani t’u japë ligjvënësve detaje rreth ankesës.

Schiff tha se Maguiredo të dalë përpara komisionit për një dëshmi publike mbi këtë çështje më 26 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSYEJA/ Lirohet nga detyra zëvendësministrin e Drejtësisë, Toni Gogu
Previous article "ISHTE SHUMË E SHPIFUR"/ Kiara Tito flet për puthjen e parë

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT