• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BIRDWATCHING”/ Turistë vendas e të huaj njihen me shpendët e rrallë
Home
Ne sytë e të huajve

“BIRDWATCHING”/ Turistë vendas e të huaj njihen me shpendët e rrallë

20 September, 2019 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

100 turistë vendas dhe të huaj vizituan monumentin e natyrës “Ishulli i Zvërnecit”, pjesë e peizazhit të mbrojtur “Vjosë-Nartë”.

Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Vlorë, Nexhip Hysolakoj, tha për ATSH-në se “të shoqëruar nga punonjës të ADZM Vlorë turistët realizuan një shteg mjedisor brenda ishullit ku u njohën me vlerat natyrore dhe kulturore të tij”.

“Aktiviteti vijoi më pas në lagunën e Nartës, e cila renditet e dyta në Shqipëri për nga rëndësia dhe shpendët e ujit”, tha Hysolakoj.

Sipas tij, turistët ushtruan birdwatching dhe u njohën me llojet e shpendëve të rrallë, flamingo dhe pelikani kaçurrel.

Laguna e Nartës ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 14 km larg saj dhe ka një sipërfaqe prej rreth 42 km 2. Ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur.

Në këtë lagunë bënë pjesë dhe Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ku veç të tjerave dallon nga Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e vogël dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri.

Laguna e Nartës shpesh herë vizitohet nga flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA/ Vendi i parë në rajon me park edukativ për fëmijët
Previous article DALMATËT E DOBRAÇIT/ Zgjaten me dy muaj hetimet për gupin Bajri

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT