• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Sonila Qato jep dorëheqjen si drejtore e ARRSH
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Sonila Qato jep dorëheqjen si drejtore e ARRSH

19 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

REAGIMI I PLOTË: Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësie të plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.

Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ''BONBON'' NJË TJETËR SUKSES/ Kjo është kënga e dytë shqiptare që arriti 500 milion klikime
Previous article DITË ZIE PËR MEDIAN/ Po sillte në jetë fëmijën e tretë, vdes gjatë lindjes gazetarja shqiptare

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT