“Aman një puthje, të keqen një puthje“.
Profesor Denisi dhe studentj e Elbasanit, rikthyen dhe njëherë debatin për korrupsionin në universitet, por edhe për lidhjen e ngushtë mes seksit dhe pushtetit.
Rasti i mbrëmshë i këtij video-përgjimi ishte një këmbanë alarmi sidomos për Universitetin e Elbasanit i cili çdo vit është i përfshirë në skandale si: Korrupsioni apo favore seksuale. Të shumtë janë raste ku janë përfshirë skandale seksuele dhe korrupsioni.
AlpeNews.al ju risjell dhe njëherë raste e këtyre skandaleve.
Çfarë ndodhi dje:
Në video-skandalin e denoncuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himçi i kërkonte studentes lidhje intime në këmbim të marrjes së provimeve. Përpos kësaj, ai ofrohej që të ndërhynte edhe tek kolegët e tij në Universitet, lëndët e të cilëve studentja i kishte të mbartura.
Jo vetëm kaq, por Denis Himçi ishte i gatshëm që t’u bënte edhe dhurata pedagogëve të tjerë në emër të studentes, me qëllim që kjo e fundit të merrte provimet.
9 MAJ 2018
Operacion policor kunder korrupsionit ka vene ne pranga 7 persona ne Elbasan, mes te cileve dekanin e fakultetit ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”, dy pedagogë.
1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
28 QERSHOR 2018
Studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, të Fakuletetit të Mjeksisë denocuan një rast banal ku profesori Shkelqim HIDRI i cili eshte dekan i shkolles i than je shokut tim per nje student thuaj te ma japi qe t’ja jap provimin.
Studentja shkruan:
Prsh. Studioj ne fakultetin e shkencave mjeksore elbasan. Profesor Shkelqim HIDRI i cili eshte dekan i shkolles i than je shokut tim per nje student thuaj te ma japi qe t’ja jap provimin. Gjithashtu profesori eshte tmerr i studenteve ne kete fakultet, kerkon ndere seksuale. Madje ka pas shume student dashnore,keto i dine te gjithe. Sot ishte perhapur panik ne shkolle per shkak te atij postimit te mbremshem ne faqen tuaj.
Rasti është bërë edhe më i rëndë kur pas publikimit të denoncimit, profesoni ka penalizuar rreth 150 studentë që u futën në provimin e Biokimisë, fill dy ditë pas ngjarjes. Gjithashtu studentët thonë që për herë të parë pas shumë kohësh që bëhej me altrnativa, provimi i Biokimisë pas publikimit të denoncimeve u bë me gojë.
AlpeNews.al