• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EDHE BERISHA ISHTE MË I MIRË”/ Nano “kryqëzon” Ilir Metën dhe i kërkon të dorëhiqet: Presidenti më i keq që kemi pasur 30 vitet e fundit
Home
Politikë

“EDHE BERISHA ISHTE MË I MIRË”/ Nano “kryqëzon” Ilir Metën dhe i kërkon të dorëhiqet: Presidenti më i keq që kemi pasur 30 vitet e fundit

18 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano u ndal tek Presidenti Ilir Meta. Fillimisht ai theksoi se nisma e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin është e gabuar.

Për më tepër, sipas Nanos, kjo nismë është e pamundur për t’u vënë në jetë. Kjo pasi edhe nëse mund të gjejnë numrat për ta votuar në Kuvend, mungon Gjykata Kushtetuese e cila thotë fjalën e fundit në këtë çështje.

Nano thotë se Meta ka gabuar në çdo gjë, duke përfshirë edhe dekretet për zgjedhjet lokale.

“Dekreti i dytë që çdekretoi të parin ishte një mufkë kolosale”.

Por sipas Nanos, Meta ka dhe gabime të tjera, të cilat e bëjnë moderatorin të mendojë se ai është presidenti më i keq që ka pasur Shqipëria në vitet e tranzicionit.

“Sjellja e tij presidenciale është në përgjithësi e gabuar. Ai është bërë njësh me njërën palë dhe i ka shpallur luftë totale palës tjetër. Me këtë na ka kthyer në vitet e para 1990, ku Presidenti ishte edhe lojtar në fushën e lojë. Shembulli i Metës është më i keq se i Berishës në atë kohë sepse Berishës ia njihte Kushtetuta që të luante për njërën palë. Metës nuk ia njeh. Shkurt, Meta është presidenti më i keq që kemi pasur 30 vitet e fundit, përfshirë edhe Ramiz Alinë”, tha Nano.

Këshilla e Mustafa Nanos për Metën është dorëheqja. Sipas Nanos, Meta nuk pyetet për asgjë pasi për dekretin e fundit të gjithë u sollën sikur të mos ekzistone.

“Nuk është për atë punë. Ka shkuar në vendin gabuar. Të bësh Metën president është si të më bësh mua kryetar të Komunitetit të Myslimanëve. Ne praktikisht nuk kemi president”, tha Nano.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR GJOKSIN DËRRASË Ç’DO BËSH?" Jonida SHEHU i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit (FOTO)
Previous article ZGJEDHJET/ Cili nga kandidatët për kryeministër do të bisedojë me Serbinë dhe në ç'mënyrë?

k.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT