Një qëndrim i ri i opozitarëve. Aleatët e PD-së, PR dhe LZHK janë gati për një marrëveshje dhe madje po përgatisin një platformë për bisedime. Pa saktësuar se me kë do të bëhet kjo marrëveshje, aleati i Bashës, Dashamir Shehu është shprehur nga Ishmi se janë gati për një marrëveshje me kushte.
“Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor”, ka theksuar Shehi.
Nga ana tjetër ai është shprehur se qëllimi i platformës është një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.


