Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me krizën që po kalon vendi dhe reagimin e qytetarëve.
Manjani shkruan se shqiptarët merren të gjithë me politikë, por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime.
Ndërkohë kjo “loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku, ku pritet sipas Manjanit qe ne vitin 1944 te zbarkojnë “aleatet”…!.
Postimi i plote i Manjanit:
Shqiptarët merren të gjithë me politikë. Edhe ata pa parti, me politikë merren.
Por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime.
Kjo gjendje i ndan ata spektatorë dhe në militantë. Këta të fundit janë dekori për të mbushur skenën, ku luajnë politikanët që ta shohin spektatorët.😔😔😔
Ndërkohë kjo “loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku.
Spektatorët, të velur me aktrimin e të njëjtëve aktorë, presin të zbarkojnë në skenë “aleatët”. Kanë që në vitin 1944 që presin….
Por, hiç!
Vetëm ekspertë të lodhur e dështakë, që shpikin e sajojnë reforma,që në vendet e tyre nga vijnë, nuk do guxonin as ti mendonin.
Ndërkohë spektatori duartroket. Duartrokitjet shtohen shumë kur aktorët zgërdhihen në ndonjë foto me ndonjë udhëheqës të huaj.
Foto është paguar me lekët e spektatorëve, por punë e madhe! Për duartokitje paguhet gjithandej…
Një pjesë ikin fare nga shfaqja. Ikin në emigracion. Por disa prej tyre që ikin, këtu e kanë mendjen tek shfaqja. Çfarë tha aktori kryeaktorit….
Po aleatët?!
Pa shpresë duket, me thënë të drejtën .