• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ISH-POLICIT PËR BASTET? I ndaluari që informoi autorët, punonjës i një pike bastesh
Home
Breaking News

VRASJA E ISH-POLICIT PËR BASTET? I ndaluari që informoi autorët, punonjës i një pike bastesh

17 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-punonjësi i një pike bastesh në Tiranë u la në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës në lidhje me dyshimet për bashkëpunim në vrasjen e Santiago Malkos. 39-vjeçarin, Blendi Teta, është i vetmi person të arrestuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. Para gjykatës Prokuroria ka zbardhur lëvizjet e kryera nga Teta dhe dy persona të tjerë pak momente para atentatit ku dyshohet se Teta ka informuar autorët në lidhje me lëvizjet e viktimës.

Konfliktet për bastet dyshohet se kanë qenë shkak i vrasjes së ish-policit, Santiago Malko, më 27 gusht në tiranë.

Një ditë pas arrestimit Prokuroria kërkoi që Blendi Teta të qëndrojë në burg pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë me automjetin e tij tip “Skoda” pranë vendit të ngjarjes.

39-vjeçari mësohet se ka qenë punonjës i një pike bastesh aktivitet në të cilin ishte përfshirë edhe ish- polici i vrarë Santiago Malko.

Përveç këtij fakti bazuar edhe në përgjimet telefonike dhe pamjet e kamerave dyshohet se i arrestuari ka ndjekur lëvizjet e viktimës dhe ka informuar autorët duke ndihmuar organizimin e atentatit.

Gjatë seancës ku u vendos masa e arrestit me burg për të riun, organi akuzës ka zbardhur lëvizjet e autorëve të dyshuar të atentatit së bashku me 39-vjeçarin, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas prokurorisë Blendi Teta së bashku me dy persona të tjerë, pasi janë takuar në një lokal në zonën e freskut, kanë ndjekur lëvizjet e ish-efektivit Malko, deri pak momente para ekzekutimit.

Nga verifikimet ka rezultuar se nga automjeti Skoda, natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta, dhe pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.

Për këtë arsye ndaj tij janë ngritur akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, të cilat nga vetë Teta dhe avokati mbrojtës janë mohuar.

Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura 39-vjeçari është shprehur se nuk ka pasur lidhje me  planin e vrasjes, ndërsa ngjarjen e ka mësuar nga televizori kur ka mbërritur në shtëpi.

Ish-polici Malko u ekzekutua gjatë një atentati mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Oxhakut në kryeqytet.

Pak orë pas vrasjes në fshatin Ferraj u gjet e djegur një makinë tip “Benz” brenda së cilës u gjeten dy armë zjarri të tipit automatik të cilat dyshohet se janë përdor për të kryer ekzekutimit e 31-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LE TË MARTOHEMI! Era Istrefi "I MERR" bashkëshortin reperes Cardi B
Previous article BLLOKIMI I GJYKATËS SË LARTË/ Strasburgu pranon padinë e të dënuarit përjetë

k.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT