• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT ABSURD NË TIRANË/ Gruaja e ndjek 200 metra të riun, e përplas me makinë dhe më pas e godet me shkelm (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT ABSURD NË TIRANË/ Gruaja e ndjek 200 metra të riun, e përplas me makinë dhe më pas e godet me shkelm (VIDEO)

16 September, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma djalin e plagosur.

Janë pikërisht këto pamjet e transmetuara mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ Stop, në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një video të mbërritur në redaksinë e emisionit, që siç shprehen drejtuesit e Stop është një çështje që do ta trajtojnë nga dita e nesërme.

“Në 067 22 088 88 na ka ardhur një video. Pyetëm si ishte historia dhe ishte e habitshme. Në fakt sot do të shikoni vetëm një pjesë, preludin e saj, sepse detajet e zhvillimit nga nesër e pas do t’i shikoni të gjitha”,tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Ky i fundit nga studio tregoi se shoferja e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste. Pasi e arriti, ajo e aksidentoi me makinë, por nuk u mjaftua me kaq. Gruaja, e cila siç mund të duket në pamje, shfaqet tejet e revoltuar, doli nga automjeti dhe e goditi të plagosurin me shkelm.

“Momenti që do të shikoni është një makinë që e ka ndjekur për 200 metra prapa një motor, e përplasi sepse e ndoqi pikërisht për ta përplasur… e shtriu në tokë si lopa dhe i del drejtuesja e automjetit, që ishte femër edhe i hy në shkelma në tokë drejtuesit të motorit. Vjen ambulanca, sigurisht djali nuk çohet vetë, e marrin dhe e çojnë në Spitalin e Traumës dhe kurohet për 3-4 ditë”, tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Kodra tha më tej se drejtuesja e makinës endet e lirë rrugëve të Tiranës.

“Pse i japim këto pamje? Për të kuptuar ju atë se çfarë do të vazhdojmë ne nesër si emision. Që kjo drejtuese automjeti, me këtë akt me vetëdije, përplasje, shkelm e të gjitha të tjerat, sot është në mes të Tiranës dhe nuk ndenji asnjë ditë në komisariat. I vetmi që është i dëmtuar është djali, me krisje, me thyerje, motori që i është prishur, etj”./TVklan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BOLONJA NË HARVARD/ Universitetet më të bukura në botë (VIDEO)
Previous article A DO TË LUAJË MESSI KUNDËR DORTMUND? Ja përgjiga e Valverde

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT