• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA E PEZËS/ Meta mesazhe politikës shqiptare: Është amanet për tu bashkuar për interesin kombëtar!
Home
Politikë

KONFERENCA E PEZËS/ Meta mesazhe politikës shqiptare: Është amanet për tu bashkuar për interesin kombëtar!

16 September, 2019 k.autor Politikë

Në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti Ilir Meta nuk la pas komentet për situatën politike në vend, duke e lidhur me shembullin që duhet marrë nga patriotët shqiptarë që dhanë jetën për lirinë e vendit. Meta ‘thumboi’ sërish edhe procesin zgjedhor të 30 qershorit, kur vuri theksin tek pluralizmi i Konferencës së Pezës ku morën pjesë pa bindje politike, fetare, e ideje. Meta tha se nën shembullin e Pezës, edhe politika aktuale shqiptare duhet të bashkëpunojë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, tashmë që është në pritje të vendimit të rëndësishëm për hapjen ose jo të negociatave për tu anëtarësuar në bashkimin Evropian.

“Vimë të përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët sepse Pezë për shqiptarët do të thotë bashkim, qëndrim, dhe besa-besë me parullën historike që lindi këtu dhe që nuk mund të mbetet vetëm histori por që është edhe një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen për interesin kombëtar, pa dallim feje, ideje. Peza u dogj, u masakrua si asnjë krahinë tjetër, por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës së patriotit të paharruar Myslym Peza. Në një kohë të errët të pushtimit ishte Konferenca e parë pluraliste në vendin tonë e cila dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit dhe të ngritjes mbi interesat parciale për interesin kombëtar. Një ngjarje madhore që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë, në respekt të ruajtjes së atyre vlerave e trashëgimie për ta investuar për edukimin patriotik të fëmijëve tanë. Ta kuptojnë të gjithë se sa ka arritur Shqipëria e ka përmes sakrificave sublime të paraardhëse tanë.

Peza nuk është vetëm histori, por është amaneti i gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për të realizuar vendimin madhor të konferencës së Pezës. Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Shqipërisë është koha për të mos e vonuar më këtë proces për shkak të antagonizmit politik por është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë interesat afatshkurtra të ngushta në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë të jetë sa më pranë“, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Zbulohet roli i të arrestuarit të vetëm në vrasjen e ish-policit në Tiranë
Previous article "ME GËZIM PO SHKOJ NË SHKOLLË"/ Gruaja e Dr.Florit ndan fotot "COOL" të dy fëmijëve të saj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT