• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS MËSIMI/ Rama nga shkolla e re “Servete Maçi”: Vitin e ardhshëm libra falas për klasën e 6-7-të
Home
Politikë

NIS MËSIMI/ Rama nga shkolla e re “Servete Maçi”: Vitin e ardhshëm libra falas për klasën e 6-7-të

16 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i vendit Edi Rama, në këtë ditë të parë të shkollës për sezonin 2019-2020 ka qenë i pranishëm në shkollën e ndërtuar ‘ Servete Maçi’ ku ka thënë se shkolla të tjera do të rindërtohen në vitet e ardhshme. Rama ka deklaruar se deri më tani së paku 200 shkolla janë rikonstruktuar dhe të tjera do të rindërtohen.

Ndër të tjera Rama është ndalur tek librat falas për fëmijët nga klasa e parë në të pestën.  Ai ka thënë se vitin tjetër do të punohet që të ofrohen libra falas edhe për klasën e 6 dhe të 7.

“Ndërsa për vitet e ardhshme do të punohet që librat falas të ofrohen nga klasa e parë në të nëntën ” ka deklaruar Rama.

Në fund Rama është ndalur në një histori suksesi të një studenteje shqiptare e cila ishte përzgjedhur si e para ekselente në një Universitet të njohur në Stamboll. Më pas ai ka thënë se shumë fëmijë edhe pse jetojnë në kushte ekstreme, janë më të mirët e shkollave dhe për ta duhet të punohet që tu ofrohen shërbime sa më të mira.

“Kjo është jo vetëm një qendër për nxënësit por edhe për të rinjtë e komunitetit. E rëndësishme të thuhet se përtej infrastrukturës që po transformohet numërojmë afro 200 shkolla të rindërtuara. Do tu shtohen të tjera në vijim. Do ti çojmë përpara me një ambicje te re të rindërtimit dhe ndërtimit të shkollave. Të jenë një model i ri të shkollës të kësaj kohe që jetojmë. Kur infrastruktura është aty dhe logjistika është aty ajo që ka rëndësi është përmbajta e procesit. Kemi një sistem jashtë kthetrave të politikes, apo imponimeve të rryshfetit. Jo gjithçka është ‘flori’ kemi probleme. E gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave, funksionimi administrativ, marr%dhëniet e paligjshme. Por… nëse shohim sistemin e sotëm dhe statusin e sotëm të mësuesit as që mund të bëjmë krahasim me atë të disa viteve më parë. Së bashku falë angazhimit dhe eksperiencës do ja dalim me sukses. 455 mijë nxënë të regjistruar që kanë filluar shkollën 221 mijë i kanë marrë librat falas nga e para te e pesta. Si dhe ata që vijën me ndihmë ekonomike apo nevoja të veçanta. Vitin e  ardhshëm do përfshijmë klasën 6-7. Më pas nga klasa e parë në të 9 libra falas për të gjithë. Ankesa e këtyre proceseve për të ruajtur librat… nuk është vetëm materiale, por mbi të gjitha është edukimi me një respekt të veçantë për librin. Si miku më i mirë duhet respektuar dhe kujdes maksimal. Edhe Kanadaja, Suedia e vende e zhvilluara kanë këtë praktikë. Rezultati ka qenë pozitiv. Për ata që mbarojnë gjimnazin. Ne kemi një program për në Stamboll. atje zgjedhin 10 deri 15 nxënës duke u bazuar tek rezultate. Atje studentja më e mirë ishte një vajzë shqiptare nga grupi që u dërgua. shumica e atyre që ne zgjedhim nga rezultatet, vijnë nga familje të varfëra, disa prej tyre me ndihmë ekonomike. Ka pas raste ku mungonte çatia dhe ujë futej brenda, por fëmijët që mëson me çadër ishin me të gjitha 10. Nga këta fëmijë janë më të mirët e shkollës.” ka përfunduar fjalën e tij kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS MËSIMI/ Lulzim Basha propagandë politike edhe me fëmijët në ditën e parë të shkollës dhe bën paralajmërimin e rradhës
Previous article FUTBOLLI NË ZI/ Ndërron jetë ish presidenti i ekipit të njohur (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT