Katica Janeva ësshtë shkarkuar nga detyra e kreut të Prokurorisë Speciale. Vendimi është marrë ngas Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Janeva akuzohet për marrje të rryshfetit dhe shpërdorim detyre në rastin “Reketi”.
Me 102 vota pro deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë shkarkuar nga detyra kryeprokuroren speciale Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reketi”.
Më herët, Këshilli i prokurorëve i kishte dorëzuar Kuvendit një dosje voluminoze mbi hetimet që janë bërë ndaj Janevës nga Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas hetimeve, kryeprokurorja Janeva akuzohet për shpërdorim detyre, në rastin e zhvatjes nga afaristi, Orce Kamev, të 1.5 milion eurove nga dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.
Katica Janeva u emërua në postin e prokurores speciale më 15 shtator 2015, me mbështetje edhe të opozitës. Qëllim kryesor të punës së saj ajo kishte hetimin e aferës së përgjimeve. Sipas Ligjit për PSP-në, mandati i Janevas skadon më 15 shtator.