• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ A po zhvesh Ilir Meta kostumin e presidentit për rikthim në politikë?
Home
Politikë

SHËNIM/ A po zhvesh Ilir Meta kostumin e presidentit për rikthim në politikë?

14 September, 2019 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta lëshoi një deklaratë “bombë” kur u shpreh se do të jepte dorëheqjen nga posti që mban nëse Komisioni i Venecias do ta cilësonte atë si shkelës të Kushtetutës me firmën e hedhur për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka zhdekretuar”. Ky është një dekret ekskluziv i presidentit”, u shpreh kreu i shtetit gjatë një interviste të gjatë televizive.

Kreu i shtetit nuk do të ndalej në deklaratat e tij, duke theksuar se edhe “nëse shikonte që Komisioni i Venecias lobohet, do të ikte përsëri”. “Unë kam shprehur respekt për Komisionin e Venecias. Unë u qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës, të parit”, tha ai.

Pikërisht nga frika e lobimit që presidenti aludon në mënyrë indirekte se mund të bëhet nga mazhoranca, është edhe një arsye tjetër që ai të largohet. Vetë kreu i shtetit ka bërë të ditur se mund të shkojë vetë të mbrohet më 11 tetor në Venecia për të dhënë argumentet e tij se pse shfuqizoi zgjedhjet e 30 qershorit, e kjo ndoshta për t’u paraprirë atyre që ai i cilëson si “lobime qeveritare”.

Deri më 11 tetor, kohë kur do të dalë raporti i Komisionit të Venecias, presidenti do të dalë në deklarata dhe do të publikojë dokumente për të realizuar mbrojtjen e tij përpara akuzave të socialistëve për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Deri më tani, reagimi i tij më e fortë është ai mbi raportin sekret të institucioneve të sigurisë (SHISH), se më 7 qershor do të digjej Parlamenti.

Por Meta duket se nuk do të ndalet vetë në paralajmërime e deklarata. Ai njoftoi edhe një mision të veçantë që ka ndërmarrë, mision që është larg kornizë kushtetuese prej presidenti: Të luftojë shtetin e propagandës!

“Beteja është e të gjithëve së bashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës”, theksoi Meta, duke akuzuar kështu qeverinë për kapjen e medias.

Disa ditë më parë, presidenti përpara se të dëshmonte në komisionin e posaçëm hetimor do të deklaronte se do të qëndronte në detyrë deri më 22 korrik të vitit 2022.

Pa kaluar një javë presidenti do të ndryshonte kursin e qëndrimeve të tij, duke paralajmëruar dorëheqjen dhe për të lëvizur në fushën që di ta bëjë edhe më mirë, si një politikan kalibri, i cili po pret me padurim të përballet në fushën e betejës (zgjedhjeve).

Frika e një pakti të ri mes dy udhëheqësve kryesore të politikës, Edi Ramës së PS-së dhe Lulzim Bashës së PD-së, po alarmon jo vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe vetë kreun e shtetit, i cili dy ditë më parë pati një takim “kokë me kokë” me liderin demokrat në Presidencë. Nga ky takim, “enigmë” mbetet ajo çfarë është diskutuar.

Ndoshta edhe kjo bisedë me Bashën mund t’i kenë krijuar bindjen presidentit se tashmë është koha për të zhveshur kostumin e Presidentit dhe për të veshur kostumin politik.

Misioni i ri i Presidentit mund të jetë edhe ai i padeklaruari; që të shpëtojë veten politikisht, duke i bërë ballë ndonjë pakti të ri Basha-Rama; çka do ta rikthente edhe një herë Metën në rolin e “kingmakerit” të dikurshëm në arenën politike.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË GJIROKASTËR/ Makina shpërthen në flakë në ecje e sipër
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City. Rezultati 3-2

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT