Kryeministri Rama zgjodhi ta niste mëngjesin e sotëm me një rast ndryshe e të veçantë.
Dea, nxenesja e klasës së gjashtë i ka shkruar një letër Ramës të cilen ia ka drejtuar edhe platfmorës së bashkëqeverisjes.
Teksa rrëfen per kushtet e vështira ku zhvillohet mësimi në shkollën e saj në Kurbin, Dea Hetaj i kërkon ndihmë kryeministrit që kerkesa e saj të merret seriozisht.
Letra e Deas:
Edhe Rama e ka quajtur një rast mjaft frymëzues të cilit i ka dhënë zgjidhje të menjehershme.
Video:
MIRËMËNGJES 😃dhe me rastin frymëzues të Deas së vogël që i shkruajti platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe zgjidhi një problem që shqetësonte atë dhe bashkëmoshatarët e saj, ju uroj një fundjavë të bukur🌹
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 13. September 2019
Megjithatë, rrjeti ka “shpërthyer” në komente pozitive por edhe negative duke e konsideruar rastit si propagandë.
Nga ana tjetër, një nga rastet që ka bërë xhiron e botës është pikerisht ai i vitit 2016, kur Barack Obama ishte në krye të Presidencës në SHBA.
Një vajze e vogël me emrin Lilly i kërkonte Obamës më shumë gëzim pasi ajo vetë mendonte se Amerika në ate periudhë ishte kthyer në një vend të trishtuar. Obama gjithashtu, i ktheu 8 vjeçares përgjigje.
Letra e plotë e Lilyt:
“Unë mendoj se ky vend ka nevojë për më shumë kurajo. Me të gjitha sulmet, virusin Zika dhe luftërat, ky është një vend shumë i trishtuar. Ju lutem bëni diçka zbavitëse. Vishni një bluzë me ngjyra dhe pantallona të shkurta për diçka të rëndësishme. Shkoni në një udhëtim për ski uji në Karaibe. Çojeni familjen tuaj në Disney World. Bëj diçka zbavitëse. Gjithashtu, ju lutem thoni diçka që do t’i qetësonte të gjithë. Ju e dini sa shqetësime politike kemi. Urime për 8 vitet që keni shërbyer si president. Unë pothuajse harrova ta shkruaja këtë. Unë jam tifozja më e madhe e juaja. Babai im është në Forcat Ajrore dhe kjo më inspiron mua që të bëhem presidente.( Puna ime e ëndrrave është kirurge kardio-vaskulare) Mbani drejtimin e vendit!
Përgjigja e Obamës:
Përgatiti: AlpeNews.al