• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Projekti madhor drejt përfundimit, ç’do të ndodhë më pas me investimet e huaja
Home
Ekonomi

Projekti madhor drejt përfundimit, ç’do të ndodhë më pas me investimet e huaja

21 December, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Konsorciumi Trans Adriatic Pipeline (TAP) tha së fundmi se ka përfunduar shtrimin e mbi 80% të tubave përgjatë projektit të Korridorit Jugor të Gazit në Shqipëri dhe Greqi.

Rreth 620 km nga 765 km tubacione tashmë është shtruar në Shqipëri dhe Greqi, tha konsorciumi në një postim në Twitter të mërkurën.

Korridori jugor i gazit përbëhet nga tubacioni jugor i Kaukazit (SCP), i cili kalon Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, tubacionin Trans-Anatolian (TANAP) dhe TAP, i cili parashikohet të nisë nga kufiri grek me Turqinë, të kalojë përmes Shqipërisë dhe Detit Adriatikut për të arritur bregun italian.

Investimi i përgjithshëm i konsorciumit në Shqipëri do të jetë rreth 400 milionë euro këtë vit dhe po aq vitin e ardhshëm, ka pohuar më herët ish-menaxheri i vendit TAP Albania, Shkelqim Bozgo.

TAP planifikon të fillojë operimin në shkallë të plotë të tubacionit në vitin 2020, sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të konsorciumit.

Aktorët aktualë të TAP janë BP, kompania shtetërore Socar e Azerbajxhanit dhe Snam i Italisë me 20% secila, Fluxys belg me 19%, Enagas spanjolle me 16% dhe Axpo zvicerane me 5%.

Efektet e TAP dhe çfar ëdo të ndodhë më pas

Punimet për gazsjellësit TAP i rritën ndjeshëm investimet e huaja në Shqipëri duke i çuar ato në gati 1 miliard euro dy vitet e fundit, ku 40-50% e shumës vinte nga gazsjelleësi. Një pjesë të madhe të kësaj vlere e përbënin tubat që u shtruan nën tokë. Me mbarimin e punimeve për gazsjellësin, së bashku me projektin tjetër madhor atë të HEC të Devollit, institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar që duhen gjetur burime të tjera investimesh, më të qëndrueshme dhe të orientuara në ekonominë reale, me ndikim në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.

FMN në një raport të fundit pohonte se investimet në këto dy projekte janë sa 14 për qind e PBB-së rreth 1.5 miliardë euro. Investimet në projektin TAP janë rreth 1 miliardë euro në HEC-et e lumit Devoll pak më shumë se 500 milionë euro. Të dy projektet punësojnë 3500 persona.

Duke pasur parasysh intensitetin e kapitalit të tyre, importet përbëjnë një pjesë të madhe të kostove (rreth 60-70 për qind) dhe pjesa tjetër rreth 30% korrespondon me pagat, kontraktorët lokalë dhe kompensimin për përdorimin e tokës.

Projektet kanë krijuar rreth 3500 vende pune të drejtpërdrejta ose 6 për qind e totalit të vendeve të reja të punës./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Rikthimi i Avni Rustemit’. Kush e porositi vrasjen e Esat Pashës?
Previous article (FOTO) Nga Figo tek Ronaldo, njihuni me 10 ‘tradhtarët’ që veshën fanellën e Realit dhe Barcelonës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT