• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTËSIA E RE MER PJESËN E “LUANIT”/ Ja si do të ndahen 94 mln eurot që Brukseli i dha Shqipërisë
Home
Aktualitet
Drejtësi

DREJTËSIA E RE MER PJESËN E “LUANIT”/ Ja si do të ndahen 94 mln eurot që Brukseli i dha Shqipërisë

14 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në një njoftim për shtyp të Delegacionit të BE në Shqipëri, citohet Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të ketë thënë pas nënshkrimit të saj, se ajo “pasqyron prioritetet kyçe të BE në Shqipëri: reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë dhe do të mbeten në zemër të partneritetit të BE me Shqipërinë. Por mbrojtja e mjedisit dhe administrimi i ujërave gjithashtu do të mbështeten shumë nga programi i ri”.

BE-ja për Reformën në Drejtësi.
Reforma në drejtësi merr pjesën e luanit nga Marrëveshja IPA , 2018, 42 milionë euro, rreth  45% e të shumës totale prej 94 milionësh, që do të përdoren për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare, në përputhje me standardet evropiane” thekson njoftimi.

Financimi do të përdoret gjithashtu edhe për të përmirësuar kornizën institucionale dhe efikasitetin operativ të sistemit gjyqësor, rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë penale dhe masave antikorrupsion.

Shteti ligjor dhe të drejtat themelore
Programi IPA 2018 do të ketë në fokus edhe forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.. Synimi është krijimi i një sistemi efikas të zbatimit të ligjit, që është në gjendje të prodhojë “një historik të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe të mbështesë krijimin e një sistemi gjyqësor të përgjegjshëm, të pavarur dhe efikas, të harmonizuar me legjislacionin e BE-së” , bën me dije njoftimi i Delegacionit të BE në Tiranë.

BE për një mjedis më të pastër
24.1 milionë Euro do të mbështesin trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e cilësisë së ujit duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe territorial dhe të turizmit. Mbështetja financiare për mjedisin më të pastër do të kontribuojë edhe në përafrimin progresiv me acquis të Bashkimit Evropian. Marrëveshja IPA 2018 do të financojë edhe zhvillimin ekonomik në nivel vendor , me përparësi turizmin dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Marrveshjet mes BE dhe Shqipërisë për fondet IPA nisën për herë të parë në vitinm 2007. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA BËRË HISTORINË NË FUTBOLLIN EUROPIAN/ Guardiola komenton daljen në pension të E’to-s: Samuel ishte një nga sulmuesit...
Previous article ENCA POSTON FOTO SEKSI NGA PUSHIMET/ Real 1 dhe Dj Blunt nuk përmbahen! Ja çfarë i thonë asaj!

k.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT