• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BLLOKOHEN DY PIKA KARBURANTI/ Balluku: ZERO tolerancë për këdo që abuzon
Home
Ekonomi

BLLOKOHEN DY PIKA KARBURANTI/ Balluku: ZERO tolerancë për këdo që abuzon

13 September, 2019 F.autor Ekonomi

130 pika karburanti kanë kaluar në sitën e kontrollit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në rajonin e Tiranës gjatë dy ditëve të fundit. Gjatë këtyre kontrolleve, dy prej pikave të tregtimit janë bllokuar duke mos u lejuar të ushtrojnë aktivitetin pasi u konstatuan me shkelje sa i takon cilësisë së produktit që tregtohej por edhe sigurisë. Rreth 15 mijë litra karburant në këto dy pika rezultoi se ishte jashtë cilësisë së tregëtimit.

Një prej këtyre aksioneve të grupit të inspektorëve të ISHTI-t u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kreu i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Admir Abrija e informoi ministren lidhur me veprimet e kryera nga inspektorët në terren: “Menjëherë pas analizimit dhe daljes së rezultateve nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial është marrë masa e bllokimit të këtij produkti. Gjithashtu ka filluar inspektimi online ku pas përfundimit kemi marrë edhe masën e penalitetit me 15 milionë lekë për secilën nga dy pikat e shpërndarjes”.

Ministrja Balluku tha se ky aksion i gjerë është një tjetër provë e vendosmërisë së Qeverisë Shqiptare për t’i dhënë fund informalitetit, si atij fiskal ashtu edhe atij cilësor. Ajo vlerësoi edhe bashkëpunimin mes institucioneve përgjatë këtij aksioni.

“Është e rëndësishme që të gjitha subjektet të kuptojnë që ka zero tolerancë përsa i përket informalitetit qoftë ky fiskal, qoftë ai cilësor. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një bashkëpunim të mirë ashtu siç kemi dhe sot këtu mes Inspektoratit Teknik dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganës. Janë konstatuar shkelje përsa i përket cilësisë, kemi marrë masa. Fakti që sot përballemi me një numër më të vogël shkeljesh, në 130 subjekte të kontrolluara gjatë natës së mbrëmshme kanë rezultuar vetëm dy me probleme, tregon se lufta kundër informalitetit është duke dhënë rezultate shumë pozitive dhe të rëndësishme”, u shpreh ministrja Balluku.

Duke siguruar se aksione të tilla nuk do të jenë vetëm në periudha të caktuara por në mënyrë të përhershme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi se nuk do të falet asnjë subjekt që konstatohet në shkelje duke u bërë thirrje atyre që të plotësojnë kushtet teknike dhe ato ligjore ku përcaktohet qartë ushtrimi i këtij aktiviteti.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve. Ne do jemi në terren. Të mos përballemi me situata të tilla. Nuk është synimi ynë të kapim sa më shumë subjekte. Synimi ynë është të kontrollojmë këdo dhe të kemi rezultate të mira dhe të pranueshme sipas kritereve, por në rast se këto kritere nuk përmbushen do ketë pasoja kështu siç ka pasur ky subjekt sot i cili është bllokuar dhe nuk do të mundet të funksionojë”, nënvizoi ministrja Balluku.

Që prej nisjes së aksionit antiinformalitet janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë ton karburant. Gjatë këtyre aksioneve janë penalizuar me gjoba 24 subjekte tregtare për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit. Për sasinë e karburantit, e cila është konstatuar si e papërshtatshme për t’u tregtuar është vendosur për t’u kthyer në vendet e origjinë ndërsa në disa raste ajo është kthyer për ripërpunim në rafineri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Zgjidhet trajneri më i mirë i muajit në Premier League... (VIDEO)
Previous article ËSHTË NJË NDËR MBROJTËSIT MË TË MIRË NË BOTË/ Coulibaly i bindur: Napoli këtë vit do të...

F.autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT