• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILETAT FALSE/ Prokuroria apelon vendimin e Gjykatës për pronarët e autobusëve urbanë
Home
Sociale

BILETAT FALSE/ Prokuroria apelon vendimin e Gjykatës për pronarët e autobusëve urbanë

13 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Altin Abdiu për lirimin e biznesmenëve Fatos Vrapi, Fatos Ibrahimi dhe djalit të këtij të fundit Anastas Ibrahimi. Për këtë tre persona gjykata e Tiranës ka vendosur lënien në “Arrest shtëpie”, por prokuroria e Tiranës nuk është pajtuar me këtë situatë, duke apeluar vendimin dhe kërkuar që tre personat e mësipërm të mbyllen në burg.

Pritet që në ditët në vijim të zhvillohet në apel séance për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre biznesmenëve. Kujtojmë që Fatos Vrapi është pronari i kompanisë së autobuzave urbanë të “Tiranës së re” ndërsa Ferdinand Ibrahimi është pronari i linjës së autobuzave të “Unazës”. Ndryshe nga sa ka vendosur gjyqtari Altin Abdiu, në shkallën e parë prokurori i çështjes Gentian Abazaj ka kërkuar për pronarët e kompanive, puntorët dhe gratë e arrestuara masën e “arrestit në burg” dhe “arrest shtëpie” për femrat. Gjatë seancës që ka zgjatur disa orë, Ferdinand Ibrahimi është mbrojtur në gjykatë duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me biletat falso. Por prokuroria e ka kundërshtuar duke thënë se djalit të tij i janë kapur 105 mijë bileta falso dhe kjo ishte vërtetuar. Por biznesmeni Ferdinand Ibrahimi sërisht është mbrojtur duke pohuar se djali i tij, Anastasi, nuk kishte dijeni për biletat, pasi sipas Ferdinandit ai ishte me një shoqen e tij braziliane 19 vjeçe, kur ka shkuar policia në shtëpi.

Por gjatë përgjimit të bisedave telefonike të Ferdinand Ibrahimit, është mësuar se ai komunikonte me djalin e tij, Anastas Ibrahimi, në lidhje me disa dokumenta që donin t’i digjnin (zhduknin), pasi policia kishte shkuar në banesë dhe kërkonte që Ferdinand Ibrahimi të paraqitej në polici. Pas kësaj, është krijuar dyshimi se ato dokumenta mund të ishin bileta autobuzi dhe Anastas Ibrahimi i kishte futur në automjetin tip “Maserati”, me targa AA 006 TB, i cili ndodhej përballë banesës së Ferdinand Ibrahimit. Duke qënë se Anastas Ibrahimi, ka tentuar që të largohej me automjetin e mësipërm, duke dyshuar se ai donte të fshihte provat materiale, është bërë kapja e këtij personi dhe është kryer kontrolli i automjetit, ku u konstatuan një sasi e konsiderueshme blloqesh biletash urbani, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ndodheshin në një valixhe ngjyre blu.

Arrest me burg
Aldi Duka, menaxher i Alba Trans.
Lulëzim Allaraj menaxher në “Tirana Urban Trans”

Arrest shtëpie
Ferdinand Ibrahimi
Anastas Ibrahimi
Klodiana Qato
Fatos Vrapi

Detyrim paraqitje
Albana Vrapi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ I kishte të pasmet më të mëdha se ç’duhej, gjyqtari e skualifikon nga gara notaren
Previous article TRENDI I MOMENTIT/ Ja si ti vishni sandalet në stinën e vjeshtës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT/ Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg, zbulohen identitetet Aktualitet

AKUZAT/ Arrestohen në Angli 6 shqiptarë të kërkuar në Austri, Itali, Greqi dhe Luksemburg, zbulohen identitetet

“PËR AUTOKTONIN…”/ Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë Aktualitet

“PËR AUTOKTONIN…”/ Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh Aktualitet

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT