“Dialogu qeveri-opozitë të nisë me reformën zgjedhore“. Ky është apeli i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca për palët politike për të kapërcyer krizën politke që ndodhet vendin prej shkurtit të këtij vitit kur opozita PD-LSI dogji mandatet duke dalë në protesta, ndërsa bojkotoi edhe zgjedhjet.
“Ju e dini që ne u kemi kërkuar të gjitha partive që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në dialog. këtë e kemi bërë nga hera, janë të shumta thirrjet që kemi bërë për dialog. Më lejoni që të them se dialogu duhet të fillojë nga dicka specifike, dhe kjo mund të jetë reforma zgjedhore, që është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme, pasi do të sillte një gjë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Kjo të bëhet në një mënyrë të drejtë dhe me standardet ndërkombëtare. Çelja e negociata do të ndihmonte edhe përsa i përket dialogu” tha ai.


