• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA NXJERR SPAHON TË TALLET ME METËN/ Deklaratën e presidentit po e marr si batutë
Home
Politikë

BASHA NXJERR SPAHON TË TALLET ME METËN/ Deklaratën e presidentit po e marr si batutë

11 September, 2019 F.autor Politikë

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka folur në studion e News24 për deklaratat e Presidentit të Republikës por edhe qëndrimet e opozitës.

Duke iu referuar deklaratës së Presidentit Meta për ‘braktisjen e institucioneve’ nga opozita, Spaho tha se djegia e mandateve u bë pasi po rriskohej që opozita të kthehej në fasadë të institucioneve, konkretisht Kuvendit.

Ai deklaroi se zgjedhjet me kryeministrin Edi Rama kanë qenë në farsë, ndërsa i cilësoi zgjedhjet e parakohshme si të vetmen rrugë për të kapërcyer krizën.

“Presidenti ka kohë që po flet me simbolika. 

Unë po e marr si batutë, nëse nuk do të ishte batutë do të thosha që ne kemi qenë të ndërgjegjshëm edhe për aspektin negativ që ka lënia e institucioneve. 

Ne po rriskonim të ktheheshim në fasadë të institucioneve dhe kjo rëndohej edhe më shumë në rolin që opozita luante në një proces zgjedhor. 

Zgjedhjet me Edi Ramën kanë qenë farsë e vërtetë. 

Faktet e publikuara tregojnë që zgjedhjet në Dibër e të 2017 janë ta manipuluara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar.

Nëse do rrinim në institucione dhe do merrnim pjesë në zgjedhje farsë ku do shkonte opozita?! E konsideroj një nga zgjedhjet më të guximshme që ka bërë opozita. 

Raporti i OSBE-ODIHR i cili është një dokument i shkruar i jep të drejtë opozitës në të gjitha shqetësimet që ka ngritur”, u shpreh Spaho.

Sipas tij, me Edi Ramën është e pamundur të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Përveç Durrësit dhe Dibrës, kemi dhe rastin e 30 qershorit.

 Kjo krizë e përgjithshme formën e saj më të mprehtë e merr nëpërmjet procesit zgjedhor.

 Që të kemi zgjedhje të parakohshme, të besueshme për të gjitha palët, duhet të realizohen disa kushte dhe të realizohen nga një trupë asnjanëse.

Qeveria nuk ka qenë në gjendje për të realizuar një proces zgjedhor të pamanipuluar. Po piqet ideja që zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për të kapërcyer këtë krizë. 

Po e pranojnë dhe vetë ndërkombëtarët. Raporti i OSBE-ODIHR dokument zyrtar i qëndrimit të ndërkombëtarëve.

Sa i përket zgjedhjeve aty thuhet se ka rënë e gjithë ngrehina që ka për detyrë të realizojë zgjedhje të besueshme për të gjitha palët”, deklaroi nënkryetari i PD.

Sa i përket një përçarje apo qëndrimeve të ndryshme brenda opozitës, Spaho tha se nuk ka ndryshuar asgjë ngaqëndrimi i shpallur.

“Edi Ramën ne do ta largojmë me zgjedhje. Opozita nuk ndryshuar asgjë nga ato që ka shpallur më para për këtë pikë.

ë gjitha partitë opozitare kanë marrë një vendim, ky vendim është i pandryshuar”, u shpreh Spaho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYN BASHËN NË "KRAHËT" E RAMËS/ Duka: Duhet patjetër marrëveshje politike, ky është kushti ynë
Previous article NEGOCIATA ME FAMILJEN/ Dorëzohet pas rrethimit autori i plagosjes së 37-vjeçarit në Lezhë

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT