• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRKUJTON 11 SHTATORIN/ Trump: Nuk i harrojmë kurrë heronjtë
Home
Nderkombetare

PËRKUJTON 11 SHTATORIN/ Trump: Nuk i harrojmë kurrë heronjtë

11 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Në Ditën e Patriotëve, ne përkujtojmë solemnisht pothuajse 3 000 njerëzit që humbën jetën në 11 shtator 2001.

Me mirënjohje, ne nderojmë punonjësit e ndihmës së parë, pjesëtarët e patundur të ushtrisë sonë dhe amerikanët e thjeshtë, të cilët treguan guxim të jashtëzakonshëm për të shpëtuar jetët e të tjerëve në atë ditë fatale, thuhet në një deklaratë të presidentit amerikan, Donald Trump me rastin e 18-vjetorit të 11 Shtatorit të vitit 2001, kur katër sulme ajrore të koordinuara terroriste nga al-Kaeda goditën Kullat Binjake dhe Pentagonin, ndërkohë që avioni i katërt u rrëzua në Pensilvani.

”Do të jemi gjithmonë mirënjohës për burrat dhe gratë heroike të Forcave tona të Armatosura që luftuan në mbrojtje të vendit tonë, pas sulmit më të madh terrorist në tokën amerikane dhe nuk do t’i harrojmë kurrë ata që bënë sakrificën përfundimtare për të mbrojtur pavarësinë tonë politike dhe lirinë”, shtoi ai.

”Shumë amerikanë kujtojnë si tani momentin kur terroristët vranë bashkatdhetarët tanë në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork, në Pentagon dhe në Pensilvani. Një mëngjes i bukur shtatori u shkatërrua…, por forca, guximi dhe dhembshuria e Amerikës, megjithatë, kurrë nuk u tundën”, theksoi Trump.

”Kundër sfondit të akteve frikacake të terrorit, Amerika i tregoi edhe një herë botës fuqinë e pashoqe të vendosmërisë sonë dhe fuqainë e palëkundshme të karakterit tonë. Këtë vit, unë jam krenar që nënshkrova ligjin për Autorizimin e Përhershëm për Fondin e Kompensimit të Viktimave të 11 Shtatorit”, përfundoi presidenti amerikan, Donald Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDODHTE QË PREJ VITIT 1930/ Lautaro Martinez bëhet lojtari i parë Argjentinas që...
Previous article "MË QUAJNË KOMUNIST"/ Papa Françesku: “Thikë pas shpinë” nga brenda Kishës

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT